www.ofertapune.net HR Administrator në Gjuhë Gjermane (M/F) | PunaIme

HR Administrator në Gjuhë Gjermane (M/F)

Kompania

HumanPower

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10-05-2022

Data e perfundimit

31-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Kompania:                 HumanPower
Pozita:                        HR Administrator (M/F)
Lokacioni:                  Pejton, Prishtinë
Orari i Punës:            Orar i plotë
Linja e raportimit:    Recruitment Manager
Kriteret kryesore:     Njohja e gjuhës gjermane në nivel të avancuar

Përshkrimi:

HumanPower është kompani regjionale e specializuar në fushën e rekurtimit. Nën umbrellën e HumanPower janë edhe kompanitë lidere në fushën e punësimit siç janë KosovaJob, OfertaPune, AkademiPune dhe Rroga.com.

Si pjesë e zgjerimit të ekipit po kërkojmë një HR Administrator/e që do ta mbështesë ekipin e rekrutimit përmes menaxhimit efektiv të të gjitha detyrave administrative të pjesës së rekrutimit.

Detyrat dhe përgjigjësitë:

  • Pret kandidatët dhe përgjigjet në pyetjet e tyre në lidhje me rekurtimin dhe punësimin;
  • Merr aplikimet e kandidatëve, bën kontaktin e parë dhe i regjistron në database;
  • Ndihmon në organizimin dhe koordinimin e procesit të intervistave;
  • Bën filtrimin e kandidatëve në bazë të aftësive të tyre;
  • Mirëmban bazën e të dhënave të kandidatëve;
  • Përpilon raporte të ndryshme për rekrutimin;
  • Merr pjesë në takime ndryshme;
  • Mirëmban dokumentacion e kandidatëve.

 Profili i kërkuar:

  • Njohja e gjuhës gjermane në nivel të avancuar (e detyrueshme);
  • Aftësi për të punuar në menyrë të pavaruar dhe të organizuar;
  • Sjellje profesionale dhe aftësi bindëse;
  • Përvojë pune në burimet njerëzore sidomos në rekrutim (do të konsiderohet përparësi);
  • Aftësi të shkëlqyshme komunikuese;
  • Aftësi për të punuar në ekip;
  • Fleksibiltet dhe angazhim ndaj punës.

Si të aplikoni:

Ju lutem aplikoni duke shtypur në butonin poshtë. Afati i fundit për aplikim është data 22 Maj 2022


Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të kontaktohen!