Udhëheqës i Departamentit të Auditimit të Brendshëm

Kompania

Banka për Biznes

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

07-06-2022

Data e perfundimit

12-08-2022

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

Udhëheqës i Departamentit të Auditimit të Brendshëm

Udhëheqësi i departamentit të auditimit të brendshëm duhet të jetë një individ me reputacion të lartë etik dhe profesional dhe me përvojë adekuate në fushën bankare dhe audituese.

Udhëheqësi i departamentit të auditimit të brendshëm do t’i raportojë Komitetit të Auditimit dhe Bordit të Drejtorëve, sipas nevojës.

Kualifikimet:

  • Kualifikim universitar në Ekonomi;
  • Së paku pesë (5) vite përvojë pune në auditim të brendshëm/të jashtëm, nga të cilat të paktën tri (3) vite përvojë pune në institucione financiare;
  • Një nga kualifikimet profesionale të mëposhtme:
  1. Shoqata e Kontabilistëve të Miratuar – ACCA;
  2. Auditor i Brendshëm i Certifikuar – CIA;

III. Auditor i Certifikuar në Kosovë;

  1. Auditor i Certifikuar i Brendshëm në Kosovë;
  • Aftësi profesionale për të zbatuar dhe ndjekur standardet procedurale dhe teknikat e auditimit në fushat operative të Bankës;
  • Njohuri dhe përvojë në lidhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;
  • Njohuri mbi parimet e menaxhimit të riskut dhe teknikat e kujdesit të auditimit të brendshëm të institucioneve financiare.

Përgjegjësitë:

  • Shqyrton dhe vlerëson përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemeve të kontrollit të brendshëm;
  • Vlerëson efektivitetin e sistemeve të menaxhimit të rrezikut;
  • Rishikimi dhe vlerësimi i përshtatshmërisë dhe efektivitetit të sistemeve, politikave dhe proceseve të qeverisjes së korporatës;
  • Vlerësimi i efektivitetit të politikave, procedurave dhe standardeve të bankës;
  • Përfundimi i detyrave specifike të auditimit në lidhje me planifikimin, ekzekutimin dhe raportimin e departamentit të auditimit të brendshëm, rekrutimin, trajnimin dhe motivimin e stafit të auditimit të brendshëm;
  • Harton një plan dhe buxhet auditimi, duke ndjekur një qasje auditimi të bazuar në rrezik, e cila adreson në mënyrë adekuate profilin e rrezikut të Bankës. Rishikon dhe rregullon planin e auditimit të brendshëm, sipas nevojës, në përgjigje të ndryshimeve të biznesin, rreziqet, operacionet, programet, sistemet dhe kontrollet e Bankës;
  • Të sigurohet se parimet e integritetit, objektivitetit, konfidencialitetit dhe kompetencës zbatohen dhe respektohen;
  • Rishikimi i sistemeve të menaxhimit dhe informacionit financiar, duke përfshirë sistemin elektronik të informacionit dhe shërbimet elektronike bankare;
  • Rishikimi i saktësisë dhe besueshmërisë së regjistrave kontabël dhe raporteve financiare;
  • Rishikimi i sistemit të bankës për vlerësimin e kapitalit të saj në lidhje me vlerësimin e rrezikut;
  • Testimi i transaksioneve dhe funksionimi i procedurave specifike të kontrollit të brendshëm;
  • Rishikimi i sistemeve të krijuara për të siguruar përputhjen me kërkesat ligjore dhe rregullatore, kodin e sjelljes dhe zbatimin e politikave dhe procedurave;
  • Testimi i besueshmërisë dhe afatit kohor të raportimit rregullator;
  • Koordinimi i kornizave të auditimit me auditorët e jashtëm;
  • Të sigurohet se çdo angazhim i planit të auditimit të brendshëm është ekzekutuar;
  • Ndjek gjetjet e bëra dhe veprimet korrigjuese, dhe raporton periodikisht tek KA dhe menaxhmenti i lartë çdo veprim korrigjues që nuk është zbatuar në mënyrë efektive;
  • Raporton periodikisht në KA, duke përmbledhur progresin dhe rezultatet e planit vjetor të auditimit, si dhe përshtatshmërinë e burimeve të auditimit të brendshëm;
  • Të sigurohet se zotëron ose merr kolektivisht njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e tjera të nevojshme për të përmbushur kërkesat e kësaj pozite;
  • Të udhëheqë hetimin e aktiviteteve të dyshuara mashtruese brenda bankës dhe të njoftojë KA dhe menaxhmentin e lartë (kur është e nevojshme) për rezultatet;
  • Konsideron dhe këshillon KA mbi fushën e punës së auditorëve të jashtëm, sipas nevojës, me qëllim të sigurimit të mbulimit optimal të auditimit për bankën me një kosto të përgjithshme të arsyeshme;
  • Sigurohet që KA, si dhe në raste të caktuara menaxhmenti i lartë, të jetë i informuar për trendet e reja dhe praktikat e suksesshme në auditimin e brendshëm;
  • Siguron respektimin e statuteve të Bankës dhe politikave dhe procedurave përkatëse, përveç rasteve kur politika dhe procedura të tilla bien ndesh me statutin dhe procedurën e auditimit të brendshëm. Çdo konflikt i tillë do të zgjidhet ose do t’i komunikohet menaxhmentit të lartë dhe KA;
  • Koordinon dhe punon së bashku me funksionet e tjera të kontrollit dhe monitorimit (si Menaxhimi i Riskut, Pajtueshmëria dhe Auditorët e Jashtëm).

Procedura e aplikimit:

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në email: [email protected]

Pas përzgjedhjes së dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët që do të hyjnë në listën e ngushtë. Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet.

Afati i aplikimit është deri më 20 qershor 2022.


Head of Internal Audit Department

The head of the internal audit department should be an individual with high ethical and professional reputation and with adequate experience in banking and auditing.

The Head of Internal Audit shall report to Audit Committee and Board of Directors, as needed.

Qualifications:

  • University Qualification in Economics;
  • At least 5 years of work experience in internal / external audit, of which at least 3 years of work experience in financial institutions;
  • One of the following professional qualifications:
  1. Association of Chartered Certified Accountants – ACCA;
  2. Certified Internal Auditor – CIA;
  • Certified Auditor in Kosovo;
  1. Certified Interior Auditor in Kosovo;
  • Professional ability to implement and follow the procedural standards and audit techniques in the Bank’s operational fields;
  • Knowledge and experience regarding International Financial Reporting Standards;
  • Knowledge of the principles of risk management and prudential techniques of internal audit of financial institutions.

Responsibilities:

  • Examine and evaluate the adequacy and effectiveness of internal control systems
  • Evaluate the effectiveness of risk management systems
  • Review and evaluate the adequacy and effectiveness of the corporate governance systems, policies, and processes
  • Assessing the effectiveness of the Bank’s policies, procedures and standards;
  • Completion of specific audit tasks regarding the planning, execution, and reporting of the internal audit department, recruitment, training and motivation of internal audit staff;
  • Compile an audit plan and budget, following a risk-based audit approach which adequately addresses the Bank’s risk profile. Review and adjust the internal audit plan, as necessary, in response to changes in Bank’s business, risks, operations, programs, systems, and controls;
  • Ensure the principles of integrity, objectivity, confidentiality, and competency are applied and upheld;
  • Review of management and financial information systems, including electronic information system and electronic banking services;
  • Review the accuracy and reliability of accounting records and financial reports;
  • Review the bank’s system for assessing its capital in relation to risk assessment;
  • Testing of transactions and functioning of specific internal control procedures;
  • Review of established systems to ensure compliance with legal and regulatory requirements, code of conduct and implementation of policies and procedures;
  • Testing the reliability and timeliness of regulatory reporting;
  • Coordination of audit frameworks with external auditors;
  • Ensure each engagement of the internal audit plan is executed;
  • Follow up on engagement findings and corrective actions, and report periodically to the AC and senior management any corrective actions not effectively implemented;
  • Report periodically to the AC, summarizing the progress and results of the annual audit plan, as well as the adequacy of internal audit resources;
  • Ensure the IAD collectively possesses or obtains the knowledge, skills, and other competencies needed to meet the requirements of this charter;
  • Lead the investigation of suspected fraudulent activities within the bank and notify AC and senior management (when appropriate) of the results;
  • Consider and advise the AC on the scope of work of the external auditors, as appropriate, for the purpose of providing optimal audit coverage to the bank at a reasonable overall cost;
  • Ensures that the AC, as well as in certain cases senior management, is kept informed of emerging trends and successful practices in internal audit;
  • Ensure adherence to the Bank’s charters and relevant policies and procedures, unless such policies and procedures conflict with the internal audit charter and procedure. Any such conflicts will be resolved or otherwise communicated to senior management and the AC;
  • Coordinates and works together with other control and monitoring functions (such as Risk Management, Compliance and External Auditors).

Application procedure:
Please send your CV to the email: [email protected]

After the selection of the documentation, only the candidates who will enter the short list will be invited. Your data will be treated with confidentiality.

The application deadline is until: 20th June, 2022

Apliko këtu