www.ofertapune.net Graphic Designers (2) | PunaIme

Graphic Designers (2)

Kompania

Shift Agency

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-09-2022

Data e perfundimit

02-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Art dhe Kulturë

SHIFT Agency është agjenci kreative e marketingut në Prishtinë, e cila ofron çdo shërbim të marketingut dhe PR. Fuqia e krijmtarisë nga kjo kompani përdoret gjithmonë për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme për individët, klientët dhe komunitetin tonë në përgjithësi. SHIFT Agency zhvillon ide që sjellin ndryshim pozitiv në biznese, përcakton kulturë të mirëfilltë dhe përmirëson dukshëm prezantimin e brendeve dhe shitjet e tyre.

SHIFT AGENCY OFRON MUNDËSI PUNËSIMI PËR 2 GRAPHIC DESIGNER
Po kërkojmë dy dizajner grafik të përkushtuar dhe pasionant për punë, të cilët do të punojnë me orarë të plotë. Aplikantët duhet të kenë eksperiencë pune, të përdorin talentin e tyre për të krijuar imazhe kreative dhe bindëse për qëllime të kompanisë dhe klientëve.

Përgjegjësitë:

  • Të krijoj dhe dizajnoj materiale të ndryshme për kampanjat dixhitale dhe print materiale.
  • Të sigurohet që projekti të përfundoj me cilësi të lartë, në kohë dhe sipas planit.
  • Të ketë një sy të fortë për përbërjen vizuale.
  • Të kuptoj dhe implementoj sakt kërkesat e klientit.
  • Të jeni fleksibil dhe bashkëpunues me ekipë gjatë projekteve të ndryshme.
  • Të shqyrtoni projektet ekzistuese, duke identifikuar të metat për të krijuar zgjidhje në përmirësimin e aftësive të projektimit, sipas nevojës.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Kreativitet dhe aftësi inovative në projektim.
  • Eksperiencë (akademike ose profesionale) në Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe InDesign.
  • Aftësi organizative dhe menaxhuese të kohës, për përmbushjen e afateve të caktuara.

Apliko tani duke dërguar CV-në dhe portfolion në: [email protected]

Konkursi është i hapur deri më datë 20.10.2022