www.ofertapune.net Graphic Design Trainer / Teamleader | PunaIme

Graphic Design Trainer / Teamleader

Kompania

Digital Diamonds

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-10-2024

Data e perfundimit

08-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Art dhe Kulturë

Digital Diamonds nuk është vetëm një emër kompanie – ai pasqyron se kush jemi. Ne ofrojmë
shërbime profesionale të marketingut digjital dhe ekipi ynë përfaqëson këtë ekselencë. Çdo anëtar i
ekipit tonë është një “Diamant Digjital”, i cili me performancën e tij të jashtëzakonshme dhe
kontributin e tij të veçantë kontribon në suksesin tonë të përbashkët.
Misioni yt:

Ne kërkojmë një Graphic Design Trainer/Teamleader, i cili do të mbështesë ekipin tonë të
dizajnit. Në këtë rol, ju do të udhëheqni ekipin, do t’i caktoni detyrat dhe do të vendosni afate, për t’u
siguruar që të gjitha projektet përputhen me qëllimet e klientëve tanë. Ju do të kontrolloni punën e
anëtarëve të ekipit tuaj për cilësi dhe koherencë, do të implementoni praktikat më të mira dhe do të
promovoni zhvillimin e vazhdueshëm. Gjithashtu, do të zhvilloni trajnime për dizajnerët tanë, do të
ndani feedback dhe do të mbështesni zhvillimin e tyre profesional. Si pika kryesore e kontaktit për
klientët tanë, do të prezantoni koncepte, do të merrni feedback dhe do të siguroheni që nevojat e tyre
të plotësohen. Ju do të udhëheqni procesin krijues, do të zhvilloni koncepte inovative dhe do të
siguroheni që të krijohen dizajne me cilësi të lartë. Nëse dëshironi të kontribonii me pasionin tuaj për
dizajn dhe udhëheqje të ekipit, ne mezi presim aplikimin tuaj!
Çfarë presim nga ti:

  • Përvojë profesionale: Përvojë disa vjeçare në industrinë e dizajnit grafik, idealisht në një
    pozita udhëheqëse ose menaxhuese.
  • Menaxhimi i projekteve: Eksperiencë në menaxhimin e projekteve të dizajnit, duke përfshirë
    menaxhimin e kohës dhe buxhetit.
  • Komunikimi vizual: Njohuri të thella mbi parimet e komunikimit vizual dhe aplikimin e tyre në
    projektet e dizajnit.
  • Trajnim dhe mentorim: Zhvillimi i trajnimeve për dizajnerë dhe mbështetje për zhvillimin e
    tyre profesional.
  • Multilingual: Njohuri shumë të rrjedhshme të gjuhës Gjermane për komunikim efektiv me
    klientë dhe anëtarë të ekipit ndërkombëtarë.
    Çfarë ofrojmë:
  • Një vend pune të sigurt me pagë konkurruese.
  • Bonuse për performancën dhe angazhimin. Sigurim shëndetësor.
  • Programet e trajnimit dhe zhvillimit.
  • Mundësi të shkëlqyera për avancim.
  • Hapje dhe trajtim të barabartë për diversitetin.
  • Mjedis përfshirës për personat me aftësi të kufizuara.
  • Aktivitetet argëtuese për ekipin.

Apliko në: https://digitaldiamonds.jobs/
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohën.