www.ofertapune.net Gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese (2) | PunaIme

Gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese (2)

Kompania

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Telefoni

044/567-041

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13/06/2021

Data e perfundimit

30-06-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Juridik

Në bazë të vendimit të Komisionit të posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, datë 10 qershor 2021, publikohet:

FTESË / THIRRJE PUBLIKE

për

PARAQITJEN E NOMINIMEVE PËR DY (2) GJYQTARË NË GJYKATËN KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, në pajtim më nenin 114.1 të Kushtetutës dhe më nenet 4 dhe 6, të Ligjit Nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, fton Kuvendin e Republikës së Kosovës, institucionet gjyqësore, fakultetet juridike, Odën e Avokatëve, Shoqatën e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve, partitë politike, personat e tjerë relevantë juridikë dhe individët, që të propozojnë kandidatë për zgjedhjen e një apo më shumë gjyqtararëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Po ashtu, një person mund të propozojë veten për kandidat.

Komisioni në mënyrë të veçantë, do ta ketë në konsideratë përmbushjen e parimit për barazi gjinore për kandidim, sipas kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj.

Kualifikimet:

Kandidatët për pozitën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës; juristë të shquar me reputacion të shkëlqyeshëm profesional, me jo më pak se 10 (dhjetë) vjet përvojë pune profesionale, veçanërisht në fushën e së drejtës publike dhe kushtetuese të dëshmuar, mes tjerash, përmes punës profesionale si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, shërbyes civilë ose mësimdhënës universitarë dhe punë të tjera të rëndësishme të natyrës juridike, individë me reputacion të shkëlqyeshëm moral, të cilët kanë aftësi të plotë veprimi dhe të cilët nuk janë dënuar për ndonjë vepër penale.

Të gjitha propozimeve dhe aplikacioneve për nominime, duhet  t’u bashkëngjiten dokumentet si vijon:

  1. Formulari për nominimin e kandidatit;
  2. Formular të deklarimit të të nominuari;
  3. Curriculum Vitae (C.V) (autobiografia);
  4. Letra e motivimit nga organizata ose institucioni propozues;
  5. Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  6. Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  7. Dëshmia për përvojën e punës;
  8. Dëshmia se nuk janë të dënuar për ndonjë vepër penale.

Nominimet dhe aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 30 qershor 2021, në orën 16:00.

Nominimet dhe aplikacionet dërgohen personalisht në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë – Rr. “Nëna Terezë” p.n. Drejtoria e Personelit, Zyra N-217.

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: Në shërbimin përkatës të administratës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ose forma elektronike: në ueb- faqen e Kuvendit të Republikës së Kosovës – www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038 211-182, 038 211-648 dhe 044 567-041.