Ftesë për Trajnim nga Fusha e Sigurisë dhe Shëndetit në punë
Data e publikimit
21-09-2023
Data e perfundimit
12-12-2023
Kategoritë
TRAJNIM NGA FUSHA E SIGURISË DHE SHËNDETIT NË PUNË
organizuar nga
Instituti për Politika të Punësimit dhe Sociale
Përmbajtja e trajnimit:
- Kombinon teorinë dhe praktikën në menaxhimin e sigurisë dhe shëndetit në punë.
- Përmban informacion mbi legjislacionin e sigurisë dhe shëndetit në punë në Kosovë.
- Trajnimi zhvillohet nga dy trajnerë të specializuar në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
- Trajnim me temat kryesore: kuptimi i aksidenteve, roli i kuadrit ligjor, detyrimet dhe këshillimi, natyra e aksidenteve, politika e shëndetit dhe sigurisë, stresi në punë, etj.
- Mësimet përmbajnë informacion mbi ligjin për siguri dhe shëndet në punë, rolin e Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, dhe detyrimet për punëdhënësit.
- Përfshin masat parandaluese, bashkëpunimin e punëdhënësve, përdorimin e pajisjeve të punës dhe mjeteve mbrojtëse.
Detajet e Trajnimit:
- Trajnimi zgjat dy ditë.
- Vendodhja: Prishtinë.
- Pjesëmarrësit marrin çertifikatë pjesëmarrjeje në trajnim.
Kontakti për Informacion Shtesë:
- Numri i telefonit: 044 281 171.
- Email: [email protected]
Ky trajnim ofron njohuri thelbësore dhe praktika për menaxhimin e sigurisë dhe shëndetit në punë, duke i përgatitur pjesëmarrësit për të kuptuar dhe zbatuar ligjin dhe masat parandaluese në vendin e punës në Kosovë.