www.ofertapune.net Ftesë për Ofertim - Auditim i Pasqyrave Financiare | PunaIme

Ftesë për Ofertim – Auditim i Pasqyrave Financiare

Kompania

KosInvest

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

04-05-2023

Data e perfundimit

30-10-2023

Kategoritë

KosInvest hap tender për:

Auditimin e pasqyrave financiare për vitin 2023  KosInvest është Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qëndrore e Kosovës, sipas Ligjit Nr. 04/L-093 Për Bankat Institucionet Mikrofinanciare Dhe Institucionet Financiare Jobankare.  KosInvest me Portofolio prej mbi 4 milionë dhe me numër të klientëve aktiv rreth 3000, është në proces të përzgjedhjes së kompanisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2023.  Ftojmë të gjitha kompanitë audituese të licencuara të paraqesin ofertat e tyre. Pasqyrat Financiare duhet të auditohen sipas kërkesave të Bankës Qëndrore të Kosovës dhe Standardeve Ndërkombëtare për Raportim Financiar (IFRS).

Nga fituesi i tenderit kërkohet që raportet përfundimtare, letrën e menaxhmentit dhe të gjitha dokumentet tjera përcjellëse, t’i përpilojë në gjuhën shqipe dhe angleze.

Bashkë me ofertën, kompanitë ofertuese duhet të dorëzojnë edhe referencat dhe një vështrim të shkurtër të aktiviteteve të gjertanishme si auditor i pavarur.

Afati i dorëzimit të ofertave është deri të Enjten, 11 Maj 2023, ora 15:00.

Subjektet konkurruese do të njoftohen me rezultatet pasi të miratohet vendimi i zgjedhjes së fituesit. 

Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Auditimi i pasqyrave Financiare të IMF KosInvest”, duhet të dorëzohen në recepcion në lokalet e Zyrës Qëndrore të IMF KosInvest, në adresen:  Rr. Suteren, Llamella D, Arbëria 3, Nr. 01, 02, 03, 10000 Prishtinë.

IMF KosInvest mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.