FTESË PËR OFERTË
Data e publikimit
27/05/2020
Data e perfundimit
05-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
FTESË PËR OFERTË – “Zgjedhja e Furnitorit për gjedhet e të gjitha racave”.
Institucioni Mikrofinanciar KosInvest i fton të gjitha kompanitë e interesuara që të dorëzojnë ofertën e tyre për furnizim me gjedhe të të gjitha racave dhe metiseve. Vendi i performancës së ofertuesve është territori i Republikës së Kosovës.
Dokumentacioni që kërkohet të bashkangjitet në dosjen e ofertës
- Çertifikata e biznesit
- Çertifikate e TVSH-së
- Çertifikata e numrit fiskal
- Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do t’i përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga kjo ofertë e cila duhet të jetë e vulosur dhe e nënshkruar nga kompania.
- Përcjellja mbi gjendjen shëndetësore, vaksinimet, graviditetin ( çertifikatë nga veterineri apo AVUK/ Dogana e Kosovës) PEDIGRE.
Veçoritë kryesore të gjedheve
- Kapaciteti prodhues – prodhimtarinë e qumështit (induksioni- stimulimi artificial i laktacionit, dhënies së qumështit),
- Aftësitë biologjike dhe drejtimi i prodhimtarisë,
- Mosha,
- Gjendja kondicionale e lopëve,
- Ndërtimi morfologjik dhe histologjik i gjirit të lopës.
Racat e preferuara:
FRIZISI HOLANDEZ, ANGLEZ, FRANCEZ HOLLSHTAJN FRIZIANE, E KUQJA DANEZE, RACE E MURME AMERIKANE, BUSHA AUTOKTONE E KOSOVES, SIMENTAL E TJERA.
- Ofertat duhen të jenë të mbyllura në pliko dhe e shënuar qartë lidhur me subjektin (qëllimin) e lartëpërmendur në zyrën qëndrore të IMF KosInvest në Qytezën Pejton rr. Lorenc Antoni nr.38 Prishtinë.
- Ose i gjithë dokumentacioni I kërkuar të dërgohet në email adresën [email protected]
Afati i fundit i dorëzimit të ofertave në IMF KosInvest është e Premte 5 Qershor 2020 deri në ora 15:00.
IMF KosInvest ka të drejtë të anulojë ftesën për ofertë dhe/ose të ndryshoj karakteristikat e ftesës për ofertë dhe t’i ftojë pjesëmarrësit për të sjellur sërish ofertat e tyre.
Çdo pyetje shtesë rreth kësaj ftese për ofertë mund ta adresoni në: [email protected] ose në numrat e tel: 038 240 664 / 038 242 726.