www.ofertapune.net Ftesë për Ofertë - Ngjyrosja e ambienteve të brendshme | PunaIme

Ftesë për Ofertë – Ngjyrosja e ambienteve të brendshme

Kompania

SOS Fshatrat e Fëmijëve

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13-05-2022

Data e perfundimit

19-09-2023

Lloji i orarit

Contract

                                       FTESE PER OFERTE                                      

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve ka nevojë për ngjyrosjen e mureve të brendshme në dy objekte me sipërfaqe përafërsisht 780 m2 që ndodhen në rrugën „Ismail Dumoshi“ Prishtinë

Me këtë rast ju bëjmë ftesë për ofertë të gjitha kompanive të specializuara në përputhje me specifikacionin si më poshtë:

Ngjyrosja e ambienteve të brendshme:

  • Tavanet me ngjyrë të bardhë dhe muret me ngjyrë/ nuancë
  • Izolimi i hapësirës para ngjyrosjes
  • Të përdoret silikoni rreth dyshemesë, dyerve dhe dritareve
  • Pastrimi i hapësirave pas ngjyrosjes
  • Ngjyrnat mund të jenë: Sto, Gemix, Relux, Deutsch Color ose brende tjera të ngjashme

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë:

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Në ofertë duhet të përfshihet materiali si dhe puna e dorës për m2
  • Në ofertë të ceket afati kohorë për përfundimin e punës
  • Cmimet të ceken në euro pa TVSH (për 1 m2)

Oferta duhet të jetë e vlefshme 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë.

Kriteret sipas të cilës do të bëhet vlerësimi:

  • Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës
  • Pas plotësimit të kritereve të cekura më lartë, çmimi më i lirë

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni  në email adresën: [email protected] deri me datën: 23.05.2022

A loving home for every child