FTESË PËR OFERTË: Kontrat për përkthim dhe lektorim të materialeve të OMK-së

Kompania

Oda e Mjekeve te Kosoves

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

20/05/2020

Data e perfundimit

28-05-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Administratë

FTESË PËR OFERTË

Lloji i Kontratës: ☐ Furnizim ☒Shërbime ☐ Punë

Nr. i Prokurimit 03-20

Oda e Mjekëve të Kosovës është organizatë e pavarur profesionale e mjekëve që ushtron veprimtari profesionale mjekësore në Republikën e Kosovës.

OMK anëtareve të saj, i siguron standarde të larta të kodit të etikës dhe deontologjisë mjekësore, promovon dhe mbron veprimtarinë e profesionistëve shëndetësor në institucionet shëndetësore publike, private si dhe publiko-private, siguron edukimin e vazhdushëm profesional me qëllim të ngritjes së performancës shëndetësore dhe ofrimit më cilësor të shërbimeve shëndetësore dhe shërbimeve tjera që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor.

Oda e Mjekëve të Kosovës fton të gjitha kompanitë e interesuara që të paraqesin kërkesën e tyre për dosje të tenderit në adresën Instituti A, Kati 2, QKUK, 10000 Prishtinë, apo përms emailit: info@omk-rks.org, me titullin:

Dosja për: Kontrat për përkthim dhe lektorim të materialeve të OMK-së

Në pajtim me Nenin 8, paragrafin 1 të Rregullores për Procedurat e Prokurimit në OMK:

☐ Afati për parashtrimin e ofertave është në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dita e publikimit, për Kontratat me vlerë të madhe (që tejkalojnë shumën prej 10,000.00 €).

☒ Afati për parashtrimin e ofertave është në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) ditëve nga dita e publikimit, për Kontratat me vlerë të mesme (vlera e të cilave është deri në 10,000.00 €).

Njoftimin për kontratë mund ta shkarkoni në uebin e Odës: https://omk-rks.org/

Afatet Kohore.

Afati i fundit për tërheqje të dosjes së Tenderit është: 26.05.2020 ora 14:00.

Afati i fundit për aplikim në Tender është: 28.05.2020 ora 12:00.

Hapja e ofertave bëhet me datën: 28.05.2020 ora 14:00.

Apliko këtu