www.ofertapune.net Ftesë për Ofertë - Akomodim për Pushime Verore për Fëmijë | PunaIme

Ftesë për Ofertë – Akomodim për Pushime Verore për Fëmijë

Kompania

SOS Fshatrat e Fëmijëve

Lokacioni

Gjithë Kosovën

Data e publikimit

04-05-2022

Data e perfundimit

22-09-2023

Lloji i orarit

Temporary

Kategoritë

FTESË PËR OFERTË

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar. SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është e interesuar që gjatë muajit Korrik të ju sigurojë fëmijëve pushime verore.

Me këtë rast ju bejmë ftesë për ofertë në përputhje me specifikacionin si më poshtë për:

Akomodim për Pushime verore për fëmijë– pansion i plotë në bregdetin shqiptarë (Shëngjin ose Velipojë)

Akomodimi duhet të bëhet për gjithsejt 55 persona njëkohësisht për 7 netë brenda periudhës 01-30 Korrik 2022

Për akomodim të fëmijëve së bashku me stafin përcjellës nevojiten:

  • 10 dhoma me nga 3 shtretër= 30 shtretër
  • 5 dhoma me nga 4 shtretër= 20 shtretër
  • 1 dhome me nga 2 shtretër= 2 shtretër
  • 3 dhoma me nga 1 shtrat= 3 shtretër
  • Te gjitha dhomat të kenë kondicioner
  • Hoteli të jetë afër plazhit
  • Pansion i plotë (mëngjesi, dreka dhe darka)
  • Hoteli të ketë pishinë dhe këndin e lojrave për fëmijë (e preferuar)
  • Në çmim të ofertës duhet të përfshihen edhe cadrat me shezlone
  • Qasje të lehtë nga hoteli në plazh si dhe në pishinën e hotelit dhe në hapësirat tjera që ofron hoteli si kënde lojërash etj.

Në pajtueshmëri me Udhëzimet nga institucionet shëndetësore për luftimin e COVID-19, Hoteli duhet t’i respektojë te gjitha masat kundër COVID-19, duke dezinfketuar dhomat, dhe të gjitha hapësirat tjera të hotelit

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dërgojnë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe vulosur apo me llogo zyrtare
  • Në ofertë duhet te ceken cmimet në euro pa TVSH (për person)

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 60 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Kriteret e përzgjedhjes:

  1. Hoteli i cili ka në afërsi plazhin
  2. Dhomat e hotelit të kondicionuara
  3. Përparësi do të ketë hoteli i cili posedon pishinë dhe këndin e lojrave për fëmijë.
  4. Pas plotësimit të kritereve të lartëcekura, cmimi më i lirë

Shënim: Në rast të ndryshimit të situatës epidemiologjike me virusin COVID-19, dhe udhëzimeve nga institucionet shëndetësore për mbyllje; ndalesë të qarkullimit, organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë nuk merr përgjegjësi për anulimin e akomodimit ose kompenzimin e çfarëdolloji.

Ofertat duhet të dërgohen në email adresën: [email protected] deri me datën: 06.06.2022

Ofertat e dorëzuara me vonesë nuk do të shqyrtohen.

Për ndonjë paqartësi mund të kontaktoni në e-mail adresën: [email protected]