www.ofertapune.net Ftesë për aplikim- Vozitës Autobusi në Gjermani (15) | PunaIme

Ftesë për aplikim- Vozitës Autobusi në Gjermani (15)

Kompania

Appk

Lokacioni

Gjithë Kosovën

Data e publikimit

22-08-2022

Data e perfundimit

17-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

FTESË PËR APLIKIM

VOZITËS AUTOBUSI NË GJERMANI (15 POZITA)

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK dhe Akademia CEB nga Republika Saarland – Gjermani, vazhdojnë bashkëpunimin me projektin më te ri: Rikualifikimi EG3 për vozitës të Autobusëve.

Punëdhënësi: Komuna Trier (Republika Reinland-Pfalz).

Vendi i Punës: Vozitës Autobusi për transport publik në Komunën Trier.

Nëse jeni:

Të diplomuar në një shkollë të mesme;

Posedues i lejes së vozitjes, kategoria D (por jo kategoria C, CE apo DE);

Të gatshëm të mësoni gjuhën gjermane në Kosovë (APPK), për rreth 8 muaj, deri në Nivelin B1+; Të gatshëm dhe shumë të motivuar për të vijuar një Rikualifikim 6 mujor në Gjermani për vozitës të autobusëve – Kategoria D. Të moshës 26-38 vjeç

Ju ofrohet:

Mësimi i gjuhës gjermane dhe certifikimi, deri në nivelin B1, si parakusht për vijimin e Rikualifikimit, me kosto të formës së bashkëfinancimit me programin;

Përcjellja e tërësishme e aktiviteteve programore para shkuarjes në Gjermani, pa asnjë kosto shtesë;

Ndjekja e programit të kualifikimit 6 mujor, përgjatë se cilit merret një rrogë mujore si ndihmës i vozitësit dhe përfundon me titullin kualifikues: Vozitës Profesional i Autobusit- Kategoria D.

Mundësi punësimi të përhershëm në Gjermani (pas mbarimit të suksesshëm të rikualifikimit 6 mujor) tek ndërmarrja komunale e transportit publik në komunën Trier.

Ftesa i përmban kushtet kryesore për aplikim, kurse Aplikuesit që i plotësojnë kushtet e definuara në këte ftesë, do të marrin nga APPK (përmes emailit), programin me informacione edhe më të detajuara.

Të interesuarit mund të aplikojnë në formën online, përmes linkut:

https://forms.gle/F4XnzPGdNzBs3AoR9  më së largu deri me 28.08.2022.

Nëse ju duhet ndonjë informacion shtesë, ju lutem na shkruani në [email protected]

E mirëpresim aplikimin Tuaj

APPK