Financier/e
Data e publikimit
18/06/2020
Data e perfundimit
01-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Administratë
Account Work L.L.C., shpall konkurs per:
Pozita: Financier/e
Lokacioni primar i punës: MIRADI E ULËT FUSHË KOSOVË
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Regjistrimi i blerjeve dhe shitjeve në sistem;
- Regjistrimi i bankave në sistem;
- Regjistrimi i shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, notave kreditore, notave debitorë dhe parapagimeve;
- Përgatitja e librave tregtare, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës si dhe raportimi i çështjeve me rendësi;
- Kalkulimi dhe përgatitja e deklarimeve për qira, interes dhe tatime tjera direkte;
- Krijimi i raporteve te ndryshme sipas kërkesës;
- Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit.
Njohuritë dhe Shkathtësitë
- Diplomë Universitare (Fakulteti Ekonomik);
- Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në punë të ngjashme;
- Njohuri të mira të punës me kompjuter, me theks të veçantë Microsoft Office (Power Point, Excel, Word);
- Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur) njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;
- Njohuri te mira ne punën me softweret kontabel;
- Aftësi të avancuara te komunikimit verbal dhe përmes e-mailit;
- Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
- Të posedoj patente shofer. Kategoria B;
- Dokumentet e kërkuara;
- CV;
- Referencat e punës.
Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: [email protected] dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 25.06.2020.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.
Nr Kontakti: Tel: +383-45 239-777
Apliko këtu