Farmacist/e i/e Përgjithëshëm/e, Prezantues/e për regjionin e Prizrenit, Distributor Farmaceutik
Data e publikimit
27/06/2020
Data e perfundimit
10-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shëndetësi
K O N K U R S
PËR
Farmacist/e i Përgjithëshëm
Prezantues/e për regjionin e Prizrenit
Distributor Farmaceutik
Operatori farmaceutike me shumicë Bipharm me seli në Prishtinë, me zgjerimin e fushës së veprimtarisë dhe strategjisë së marketingut dhe shitjes në Kosovë kërkon bashkëpunëtorë, me ç’rast shpallë konkurs për disa vende të punës.
Përshkrimi i punës: Farmacist/e i Përgjithëshëm,
Prezantues/e për regjionin Prizrenit dhe Distributor Farmaceutik.
Pergjegjësitë: Të prezentojë produktet farmaceutike, e gjithashtu të mbajë kontakte personale me barnatore, ordinanca, spitale, klinika, të mbajë regjistra dhe përkthime.
Të gjenerojë shitje të produkteve, të ndjekë ecurinë dhe mbarëvajtjen e këtyre produkteve në vazhdimësi.
Të përcjellë segmentimin dhe rregullat e targetimit për klasifikimin e klientëve në kategoritë përkatëse.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
- Diplomë universitare: Farmaci/Mjekësi dhe përvoja në punë është obligative.
- Të kenë liqencën.
- Njohuri të punes me kompjuterë (MS Office – Word, Excel, Powerpoint);
- Të kenë patent shoferi të kategorisë B – valide;
- Të fletë rrjedhshëm gjuhen Angleze
- Eksperienca në këtë fushë do te ishte një avantazh.
Nëse mendoni se keni aftësi përkatese, ju lutemi dërgoni CV tuaj me shenjën “ konkurs” deri më datë 10.07.2020 në email adresën: [email protected]
Vetëm personat të cilët i plotësojnë kriteret e lartë cekura do të merren parasysh dhe do të njoftohen për intervistë.
Apliko këtu