Ekspert i Analizës së të Dhënave
Data e publikimit
28-01-2025
Data e perfundimit
15-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Ekspert i Analizës së të Dhenave – Departamenti Komercial
28 Janar 2025
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:
Ekspert i Analizës së të Dhenave – Departamenti Komercial
Kush jemi ne?
TË RINJ
- 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
- 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
- 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
- Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
- Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
- Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
- Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
- Programi i mirëqenies së punonjësve;
- Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshmetë shpërblimeve;
- Orari fleksibël i punës gjatë javës
- Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor
- Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
- Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
- Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
- Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
- Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
Çfarë presim nga ju?
- Përgatitë raporte mujore të shitjeve dhe provon automatizimin dhe përmirësimin e plotë të tyre gjatë kohës së raportimit.
- Të ndihmojë në përcaktimin dhe ndjekjen e objektivave të shitjeve për të gjitha njësitë e biznesit, sipas rekomandimeve të Departamentit Komercial.
- Siguron informacione analitike dhe kyçe për menaxhmentin më të lartë që mund të lehtësojë marrjen e vendimeve.
- Përfshihet në përmirësimin dhe inovacionin e produkteve dhe shërbimeve të IPKO (pjesa e shitjes).
- Në bashkëpunim me departamentet përkatëse punohet në përmirësimin e burimeve ekzistuese të të dhënave për raportim më të mire.
- Të informojë menaxhmentin në baza të rregullta për rreziqet dhe mundësitë e mundshme që lidhen me të hyrat e IPKO-së.
- Detyra të tjera të caktuara nga Drejtori i Departamentit Komercial dhe Udhëheqësit të Njësisë së Mbështetjes së Shitjes.
Çka të nevojitet për të aplikuar:
- Diplomë universitare në fushën e Biznesit apo ngjashëm.
- Përvojë në dizajnim dhe analizë të të dhënave;
- Njohuri të mira të veglave analitike me theks të veçantë SQL.
- Njohuri në vegla për analizim të dhënash si p.sh: Microsoft Excel, Power BI, Tableau, SAP BO, PowerPivot, etj.
- Njohuri mbi bazën e të dhënave dhe sistemet e raportimit.
- Njohuri të specializuara për sistemet e informacionit të menaxhimit.
- Përvojë në menaxhimin e produktit dhe/ose menaxhimin e projektit.
- Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe në ekip.
Vendi i punës: Prishtinë, IPKO Zonë Industriale
Data e fundit për aplikim: 03.02.2024