www.ofertapune.net Ekspert/e për hartimin e paketës edukative / trajnimeve | PunaIme

Ekspert/e për hartimin e paketës edukative / trajnimeve

Kompania

ATRC

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

09/10/2020

Data e perfundimit

23-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Termat e Referencës (ToR) 

Ekspert/e për hartimin e paketës edukative dhe organizimin e trajnimeve

Organizimi i trajnime virtuale për fëmije dhe zhvillim të mjeteve kreative dhe innovative në lidhje me ndalimin e ndëshkimit trupor ndaj fëmijeve.

Hyrje

Advocacy Training and Resource Center (ATRC) është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse me numër të regjistrimit 5200095-5 dhe numër fiskal 600254594 që punon për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe shoqërisë civile në vendim-marrje, si parakusht për një shoqëri të zhvilluar demokratike dhe stabile rajonale.

ATRC është partner i zyrës së Save the Children International në Kosovë, për  zbatimin e projektit”Protect Child” të financuar nga SIDA. PROtectChild ka për synim vetëdijësimit e qytetarëve për Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, me theks të veçantë ndalimin e ndëshkimit trupor.

ATRC në kuadër të projektit PROtectChild, parasheh organizimin e një fushate të ndërgjegjësimit dhe edukimit në shkolla në lidhje me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve me theks të veçantë në ndalimin e ndëshkimit trupor si dhe zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve humane të fëmijëve rreth të drejtave të tyre.

Objektivat dhe fushëveprimi

ATRC synon të angazhojë një ekspert/e që të përgatisë këtë paketë edukative të përbërë nga mjete dhe instrumente që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin mbi Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe mendimin kritik mbi temat e lidhura me grupin e synuar dhe palët e interesuara. Paketa do të përfshijë një prezantim mbi bazat e të Drejtave dhe Mbrojtjes së Fëmijëve; një dokument mbi të menduarit kritik për fëmijët. Në kuadër të kësaj fushate, ATRC planifikon të organizojë trajnime online dhe të zhvillojë një paketë edukative në lidhje me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve me theks të veçantë në ndalimin e ndëshkimit trupor.

Së bashku me paketën arsimore, Eskperti/ja së bashku me ATRC do të mbajnë 7 trajnime online me fëmijë nga Asambletë Komunale të Fëmijëve, mësuesit dhe prindërit. Trajnimet do të përqendrohen në të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga Ligji dhe do të kërkojnë të pasurojnë një kulturë kërkuese të përgjegjësisë në kontekstin e shkollave në lidhje me shkeljet e ligjit. Këto trajnime gjithashtu do të prekin dukuritë negative të tilla si dhuna në shkolla, droga, elementet e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në shkolla, dhe të tjera.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Eksperti/ekspertja do të jetë përgjegjës/e për ofrimin e mbështetjes afatshkurtër për ATRC për detyrat e cekura më poshtë:

  • Drafton paketën edukative për fëmijet të përbërë nga mjete dhe instrumente që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin mbi Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe mendimin kritik mbi temat e lidhura si dhuna në shkolla, droga, elementet e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në shkolla, dhe të tjera.
  • Përgatitë pyetjet dhe dokumentin e të menduarit kritik për fëmijët dhe të drejtat e tyre.
  • Zhvillon modulin e trajnimeve.
  • Përgatitë materialet e nevojshme për punëtori/trajnime për secilin modul, rendin e ditës për trajnimet si dhe pyetësorët para dhe pas trajnimit.
  • Udhëheqë trajnimet me profesionalizëm, sqaronë dhe shtjellonë tematikën dhe shprehjet përkatëse.
  • Dorëzojë raportin narrativ të angazhimit, duke përfshirë objektivat, realizimin e punës, dhe të rezultatet nga pyetësorët, jo më vonë se pesë (05) ditë pas mbajtjes së trajnimit;
  • Dorëzon raportin narrativ përfundimtar tek ATRC jo më vonë se pesë (10) ditë pasi të ketë pranuar komentet e mundshme nga ATRC.

Angazhimi i ekspertit/es:

Eksperti/ja do të angazhohet për një periudhë maksimale deri në 15 ditë pune, me anë të një kontrate mbi vepër me “ATRC” nën koordinimin e Menaxherit të Projektit dhe Drejtorit Ekzekutiv. Pikat të cilat nuk janë përfshirë në këtë dokument do të përcaktohen në mënyrë specifike me kontratë.

Afati Kohor

Realizimi i këtij shërbimi pritet të përfundojë jo më larg se 30 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.

Detyrat | Kohëzgjatja

  • Përgatitja e metodologjisë se punës për trajnim (Moduli/metodologjia, kurrikula, rendi i ditës dhe materialet tjera te nevojshme) | 1 ditë
  • Përgatitja e prezantimit dhe e pyetësorit për dokumentin e mendimit kritik | 3 ditë
  • Draftimi i paketës edukative | 6 ditë
  • Mbajtja e 7 punëtorive me grupet e synuara pjesëmarrëse | 4 ditë
  • Përgatitja dhe dorëzimi i raportit narrativ | 1 ditë

Gjithsejtë: | 15 ditë

Kualifikimi i nevojshëm:

Eksperti/ja duhet të ketë aftësitë dhe njohuritë thelbësore si më poshtë:

  • Diplomë universitare në fushën e shkencave shoqërore (punë sociale, psikologji, politika publike, qeverisje locale/qendrore, të drejtat e njeriut, sociologji, etj.)
  • Përvojë të dëshmuar në fushat e të drejtave të njeriut, të fëmijes, mbrojtjen e fëmijes.
  • Përvojë të dëshmuar në hartimin e dokumenteve të fushës dhe kompleksitetit të ngjashëm.
  • Aftësi për të bërë prezantime vizuale të të dhënave (duke përfshirë tabela dhe grafikone, infografika) për qëllime kuptueshmërie.
  • Aftësi për të prodhuar raporte të shkruara mirë, të lehta për lexuesit, duke demonstruar aftësi të shkëlqyera analitike dhe të komunikimit.
  • Përvojë së paku pesëvjeçare të punës në ofrimin dhe realizimin e trajnimeve të cilat kanë të bëjnë me temat e shënuara më lartë.
  • Aftësi të larta ndër-personale;
  • Shkathtësi të larta analitike.

Dokumentet e kërkuara dhe procedura për aplikim:

Eksperti/ekspertja/kompania duhet të dorëzojë:

  • Biografija (CV) e ekspertit/ës për realizimin e paketës edukative, trajnimeve, duke theksuar kualifikimet dhe përvojën në fushata të ngjashme;
  • Përshkrimi i metodologjisë së punës, duke përfshirë materialet, mbajtjen e trajnimieve, zhvillimin e pyetësorëve para dhe pas;
  • Një letër motivuese ku përfshihet përvoja e punës dhe ekspertiza që mund të ofrojë në fushat e lartcekura të trajnimeve dhe përgatitjes së paketës edukative.
  • Materiale të përgatitura nga përvoja paraprake në fushën e ngajshme.
  • Referenca të punës, nëse ka.

Procedura e Aplikimit:

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar dokumentet e kërkuara të cekura më lartë jo më vonë se data 23 Tetor 2020, ora 16:00 në email adresën [email protected] më titull: Ekspert/e për hartimin e paketës edukative dhe organizimin e trajnimeve. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.