www.ofertapune.net Ekonomist/e për Stabilitet Financiar/Zyrtar/e | PunaIme

Ekonomist/e për Stabilitet Financiar/Zyrtar/e

Kompania

Banka Qendrore e Kosovës

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

26-05-2022

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS 

  • Pozita: Ekonomist për Stabilitet Financiar/Zyrtar (një pozitë)
  • Departamenti/divizioni: Departamenti i Analizave Ekonomike dhe Stabilitetit Financiar 
  • Niveli i gradës: 6
  • I raporton: Drejtorit
  • Numri i vartësve: – 

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive: 

  • Implementon programin afatshkurtër dhe afatmesëm të punës në departament/njësinë për stabilitet financiar;  
  • Merr pjesë në përgatitjen e analizave të sektorit financiar në funksion të arritjes së  objektivave përkatëse dhe realizimit të detyrave përkatëse të BQK-së;  
  • Kontribuon në vlerësimin e rrezikut sistemik, përmes analizimit dhe avancimit të  vazhdueshëm të instrumenteve dhe modeleve për vlerësimin e këtij rreziku;
  • Analizon dinamikat e tregjeve dhe institucioneve financiare, me qëllim të identifikimit të  rreziqeve që përbëjnë kërcënime për stabilitetin e sistemit financiar; 
  • Kontribuon në definimin e kërkesave për të dhënat e nevojitura në procesin e hulumtimit  duke përfshirë mbledhjen, përpilimin dhe organizimin e të dhënave statistikore relevante  për procesin e hulumtimeve;  
  • Rekomandon dhe kontribuon në çështje të ndryshme me relevancë për fushën e stabilitetit  financiar dhe proceset e punës në departament; 
  • Mbështetë bashkëpunimin e nevojshëm me të gjitha palët relevante përkitazi me çështjet e  stabilitetit financiar; 
  • Përmbush detyra tjera në bazë të kërkesës së mbikëqyrësit. 

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Diplomë bachelor në ekonomi, banka dhe financa, matematikë financiare apo fushë tjetër  kuantitative me përmbajtje ekonomike dhe financiare. Përparësi studimet e përfunduara në  nivel master; 
  • Njohuri dhe shkathtësi në fushën e ekonometrisë dhe modelimit; 
  • Të ketë minimum përvojë pune 1 vjeçare në fushën ekonomike dhe financiare;
  • Njohuri analitike, të nevojshme për analiza makoekonomike dhe financiare;
  • Kërkohen aftësi për vlerësime dhe punë të pavarur nga mbikëqyrësi;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në mënyrë efektive në ekip;
  • Njohja e mirë e programeve softverike si Stata, EViews dhe programe tjera relevante. 

Njohja e gjuhëve të huaja: 

  • Preferohet të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze – verbale dhe në të shkruar. 

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme: 

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;  
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë; 
  • Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur me  dëshmi nga Trust;  
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të  njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it; 
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë. 

Procedura e aplikimit: 

  • Afati i fundit për aplikim është 06 qershor 2022. 
  • Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose  përmes arkivit të BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : www.bqk-kos.org
  • Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët të cilët i  plotësojnë kriteret e konkursit do të kontaktohen