www.ofertapune.net Ekonomist/e për Analiza Ekonomike/Zyrtar/e (2) | PunaIme

Ekonomist/e për Analiza Ekonomike/Zyrtar/e (2)

Kompania

Banka Qendrore e Kosovës

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-05-2022

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

SHPALLJE E VENDIT TË LIRË TË PUNËS 

  • Pozita: Ekonomist për Analiza Ekonomike/Zyrtar (dy pozita)
  • Departamenti/divizioni: Departamenti i Analizave Ekonomike dhe Stabilitetit Financiar 
  • Niveli i gradës: 6
  • I raporton: Drejtorit
  • Numri i vartësve: – 

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive: 

  • Implementon programin afatshkurtër dhe afatmesëm të punës në fushën e analizave  makroekonomike; 
  • Merr pjesë në përgatitjen e analizave makroekonomike me qëllim të arritjes së  objektivave përkatëse dhe realizimit të detyrave përkatëse të BQK-së;  
  • Analizon dinamikat makroekonomike, me qëllim të identifikimit të rreziqeve që përbëjnë  kërcënime për stabilitetin e përgjithshëm të sistemit financiar; 
  • Kontribuon në vlerësimin adekuat të rrezikut sistemik, përmes analizimit dhe avancimit  të vazhdueshëm të supozimeve makroekonomike gjatë përpilimit të projeksioneve  makroekonomike;  
  • Kontribuon në operacionalizimin e modelit makroekonometrik, avancimin e tij dhe  analizimin e outputeve të dala nga modeli; 
  • Kontribuon në definimin e kërkesave për të dhënat e nevojitura në procesin e hulumtimit:  mbledh, përpilon dhe organizon të dhënat statistikore relevante për procesin e  hulumtimeve;  
  • Jep opinione dhe rekomandime përkitazi me çështje të ndryshme të cilat janë relevante  për proceset e punës në funksion të analizave makroekonomike dhe proceset tjera të ndërlidhura në departament; 
  • Mbështet bashkëpunimin e nevojshëm me të gjitha palët relevante përkitazi me çështjet  e analizave makroekonomike; 
  • Përmbushë detyra tjera në bazë të kërkesës së mbikëqyrësit.  

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Diplomë bachelor në ekonomi, banka dhe financa, matematikë financiare apo fushë tjetër  kuantitative me përmbajtje ekonomike dhe financiare. Përparësi studimet e përfunduara  në nivel master; 
  • Njohuri dhe shkathtësi në fushën e ekonometrisë dhe modelimit; 
  • Të ketë minimum përvojë pune 1 vjeçare në fushën ekonomike dhe financiare;
  • Njohuri analitike, të nevojshme për analiza makoekonomike dhe financiare;
  • Kërkohen aftësi për vlerësime dhe punë të pavarur nga mbikëqyrësi;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në mënyrë efektive në ekip;
  • Njohja e mirë e programeve softverike si Stata, EViews dhe programe tjera relevante. 

Njohja e gjuhëve të huaja: 

  • Preferohet të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze – verbale dhe në të  shkruar. 

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme: 

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;  
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë; 
  • Dëshmi mbi përvojën e punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente e mbështetur  me dëshmi nga Trust;  
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të  njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it; 
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë. 

Procedura e aplikimit: 

  • Afati i fundit për aplikim është 06 qershor 2022. 
  • Aplikimi mund të bëhet online (https://hris.bqk-kos.org) përmes faqes zyrtare të BQK-së ose  përmes arkivit të BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni përmes faqes zyrtare : www.bqk-kos.org
  • Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët të cilët  i plotësojnë kriteret e konkursit do të kontaktohen.