Edukator/e
Data e publikimit
13/08/2020
Data e perfundimit
25-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Mbështetur në Marrëveshje Partneriteti — Marrëveshje Qeveritare, në mes të Save the Children
International në Kosovë (në tekstin e mëtejmë “SCI”) dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit në Ferizaj (në tekstin e mëtejmë “Partneri”), nr. Org. 07, Numri i prot. 374 të datës 24.06.2020, marrëveshje e cila do te jetë në fuqi nga data e nënshkrimit deri më datën 30.06.2022. Drejtoria e Arsimit në Ferizaj shpall:
KONKURS
Për një edukatore parafillore/parashkollore në nivelin e Drejtorisë Komunale të Arsimit
Detyrat dhe roli i edukatores parafilloref/parashkollore:
- Bashkëpunon me Qendrat Burimore rreth metodave të mësimdhënies, materialeve mësimore dhe rreth mbështetjes së nevojshme për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore varësisht nga nevojat specifike që paraqiten në shkollë,
- Planifikon në baza javore dhe mujore dhe i raporton drejtorit të shkollës ku punon për punën e bërë.
AFATI: Kjo marrëveshje do të jetë në fuqi deri më 30.06.2022 dhe do të skadoj më 30.06.2022,
përveç nëse ndërpritet më herët apo zgjatet me anë të marrëveshjes me shkrim.
FINANCIMI: SCI-ja e bënë kompensimin e pagës mujore për Edukatoren Parafillore/Parashkollore të angazhuar në qendrën për KZHFH brenda SHFMU “Konstandin Kristoforidhi” ne fshatin Nerodime, për të ofruar mbështetje në shkolla brenda grupit.
Kualifikimet e nevojshme për Edukatore Parafillore/Parashkollore:
Të drejtë aplikimi kanë kandidatët me përgatitje profesionale përkatëse.
Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën për shërbimin e qytetarëve, për Drejtorinë e Arsimit.
Për aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin në vijim:
- Diplomën, ose Çertifikatën e diplomës së fakultetit, kopje e vërtetuar,
- Çertifikatën e lindjes,
- Letërnjoftimi kopje,
- Dëshmin që nuk jeni nën hetime ose në procedurë hvvetimore.
Kontrata e punës zgjatë nga data e fillimit të punës prej 01.09.2020 deri më 30.06.2022 sipas kësaj marrëveshje.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve, web faqen e Komunës dhe një njërën gazetë ditore, respektivisht prej datës 11.08.2020 deri më 25.08. 2020.
Apliko këtu