www.ofertapune.net Drejtor Menaxhues i FKEE-së | PunaIme

Drejtor Menaxhues i FKEE-së

Kompania

FKEE

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

28-06-2022

Data e perfundimit

26-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, mbështetur në nenin 31, paragrafi 3, i Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencë të Energjisë, të nenit 14 të Rregullorja për Organizimin e Brendshëm, Punësimin dhe Shpërblimin e Personelit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, me qëllim të emërimit të Drejtorit Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencës të Energjisë, shpall:

KONKURS

Titulli i pozitës: Drejtor Menaxhues i FKEE-së

Numri i referencës: 01/2022/FKEE

Vendndodhja e pozitës: Prishtinë

Lloji i kontratës: Kontratë me orar të plotë pune

Përmbledhje e përgjithshme:

Fondi i Kosovës për Efiçiencës së Energjisë (FKEE) është entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm i themeluar me Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencë të Energjisë. Ky fond është themeluar për të mundësuar Qeverisë së Republikës së Kosovës të arrijë objektivat politike të saj për efiçiencën e energjisë përmes promovimit, mbështetjes dhe ose zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë si dhe tërheqjes dhe menaxhimit të burimeve financiare për të financuar dhe zbatuar projektet e investimeve në fushën e efiçiencës së energjisë në mënyrë të qëndrueshme. Organet e këtij Fondi janë Bordi i Drejtorëve dhe Drejtori i Menaxhues. Detyra e Drejtorit menaxhues të FKEE-së janë të përcaktuara në nenin 31 të Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencë të Energjisë si dhe në dispozitat tjera përkatëse. Drejtori Menaxhues emërohet nga Bordi i Drejtorëve (BD) i FKEE për një mandat jo më të gjatë se tre (3) vjet, me mundësi për t’u riemëruar. Ai/ajo raporton drejtpërsëdrejti te Bordi i Drejtorëve të FKEE-së. Drejtori Menaxhues pas fillimit të detyrës është edhe anëtar i BD.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Drejtori Menaxhues i FKEE-së është përgjegjës për:

  • përfaqësim dhe menaxhim të punëve të FKEE-së dhe zbatimin e vendimeve e politikave të Bordit të Drejtorëve;
  • ofrim të rekomandimeve për Bordin e Drejtorëve në lidhje me përmirësimin e operacioneve të FKEE-së dhe përputhshmërinë me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi;
  • përgatitje dhe propozim të planit afarist zhvillimor, planeve vjetore dhe planeve financiare, përfshirë nivelin e pagesave dhe ngarkesave, dhe dorëzim të pasqyrave financiare vjetore për miratim;
  • hartim dhe dorëzim të politikave investuese për miratim;
  • prezantim të të gjitha veprimeve, rregullave, urdhrave e udhëzimeve të propozuara për miratim nga Bordi i Drejtorëve;
  • ofrim të rekomandimeve në lidhje me emërimin e auditorit të jashtëm të FKEE-së;
  • angazhim të personelit në pajtim me Ligjin Nr. 06/L -079 për Efiçiencë të Energjisë ;
  • kryerje të veprimtarive tjera në përputhje me Ligjin Nr. 06/L -079 për Efiçiencë të Energjisë dhe rregulloret e brendshme të FKEE.
  • monitorim të progresit të veprimtarisë së FKEE dhe përgatitje të raporteve tremujore të progresit për Bordin e Drejtorëve, duke pasqyruar qartë nivelin e të arriturave dhe indikatorët e performancës, arsyet për devijime negative të mundshme nga caqet e planifikuara dhe propozim të veprimeve përkatëse për tejkalim të situatës, në pajtim të plotë me dispozitat e Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencë të Energjisë dhe Rregulloret e Brendshme të Fondit .

Kohëzgjatja e punës dhe kompensimi:

  • Mandati i Drejtorit Menaxhues i FKEE-së është tre (3) vjeçar, me mundësi të riemërimit bazuar në performancën dhe vlerësimin.
  • Drejtori Menaxhues merr kompensimin e arsyeshëm, të caktuar nga Bordi i Drejtorëve i FKEE-së, në formë të pagës.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

Kandidati për t’u kualifikuar për pozitën e Drejtorit Menaxhues të Fondit duhet t’i përmbush kushtet si në vijim:

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës apo të ketë ndonjë shtetësi tjetër;
  • të ketë diplomë universitare të njohur (valide) sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës në fushën e inxhinierisë, ekonomisë, financave, administrimit të biznesit apo fushave të ngjashme;
  • të ketë të paktën tetë (8) vite përvojë pune profesionale, ku së paku pesë (5) vite punë në pozita menaxheriale në financa dhe/ose menaxhment;
  • Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe krimet tjera që lidhen me vendin e punës;
  • Të mos jetë zyrtar i zgjedhur apo i emëruar politik ose person që ka mbajtur pozitë të zgjedhur ose udhëheqëse në cilëndo parti politike në çdo kohë gjatë njëzetë e katër (24) muajve të mëparshëm;
  • Të njoh gjuhët zyrtare të Kosovës (njohuri të avancuar në gjuhën shqipe dhe bazike në gjuhën serbe, apo anasjelltas) dhe gjuhën angleze;
  • Të ketë integritet të lartë moral, aftësi të larta komunikim dhe vendimmarrëse;
  • Të posedojë shkathtësi në teknologji informative në aplikacionet e MS;
  • Përvoja e mëparshme në sektorin bankar apo financiar apo në sektorin e energjisë është e dëshirueshme.
  • Të ketë shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Të ketë njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Të ketë qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve të FKEE-së;
  • Të ketë aftësi të mira për të përcaktuar prioritetin e detyrave të rëndësishme dhe aftësi për të punuar nën presion; dhe
  • Të ketë aftësi për të krijuar marrëdhënie pune të shkëlqyeshme ndër-personale dhe për të menaxhuar të tjerët;

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURRIMIT

FKEE ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Po ashtu, FKEE siguron që procedurat e përzgjedhjes të jenë të hapura, ofron konkurrencë jo-diskriminuese, objektive dhe transparente, duke u bazuar në një grup kualifikimesh dhe aftësish të përcaktuar më parë.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si në vijim:

  • Formulari për aplikim i plotësuar dhe nënshkruar nga aplikanti (Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni në ueb faqen e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë);
  • Kopja e pasaportës ose letërnjoftimit valid;
  • Biografia (CV) (CV-ja duhet të përmbajë sqarime të detajuara lidhur me natyrën e përvojës menaxheriale të aplikantit);
  • Dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MAShTI/ Në rastin kur kreditë janë mbledhur si pasojë e diplomës bachelor dhe master, fusha e diplomës master të jetë e njëjtë apo vazhdim (specializim) i diplomës bachelor);
  • Dëshmia e përvojës së punës në postet menaxheriale

(Dëshmimi i përvojës së punës bëhet nëpërmjet: 1. Kontratave apo vërtetimeve të punës të lëshuar nga punëdhënësit mbi marrëdhënien e punës; dhe 2. Pasqyra e kontributeve pensionale. Kriteri Nr. 2 nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion / Përvoja e punës profesionale llogaritet vetëm përvoja e krijuar pas përfundimit të studimeve themelore/ Përvoja menaxheriale konsiderohet pozitë e punës që ka nën menaxhim staf dhe/apo buxhet);

  • Letra motivuese e cila shpjegon se si ndërlidhet përvoja e punës të kandidatit me pozitën që ka aplikuar si dhe vizionin e kandidatit për punën e FKEE-së për kohëzgjatjen e mandatin për të cilin po aplikon përvoja e punës të kandidatit me pozitën që ka aplikuar (Letrat motivuese që janë shabllone të përgjithshme dhe që nuk elaborojnë ndërlidhjen përvojës së punës të kandidatit me pozitën që ka aplikuar nuk do të merren parasysh) ;
  • Certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është nën hetime dhe certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale sipas kritereve të konkursit (Certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është nën hetime merret nga Policia e Kosovës apo nga gjykata kompetente, ndërsa certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është dënuar me vendim formës së prerë për kryerjen e një vepre penale merret nga gjykata kompetente. Certifikatat duhet të jenë jo më e vjetar se sa data e publikimit të konkursit);
  • Dy letra referuese (preferohet nga punëdhënësit/mbikëqyrësit paraprakë dhe/ose aktual); dhe
  • Deklaratë nën betim (deklarata që nënshkruhet nga kandidati ku konfirmohet që kandidati, sipas gjykimit të tij/saj, i plotëson të gjitha kriteret e këtij konkursi).

Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në cilëndo nga tre (3) gjuhët: shqip, serbisht ose anglisht.

Dokumentacioni dorëzohet në mënyrë elektronike (i skenuar) në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, në adresat elektronike [email protected].

Plotësimi i saktë aplikacionit është përgjegjësi e aplikantëve. Megjithatë, me qëllim të mos diskualifikimit të aplikantëve për shkak të mungesës së dokumentacionit, Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka të drejtën e kontrollit paraprak të aplikacioneve para dorëzimit të tyre. Në rast të identifikimit të ndonjë mungese në aplikacion, FKEE i rekomandon aplikantit plotësimin e dokumentacionit që mund të bëhet deri në ditën e parafundit të skadimit të konkursit. Konkretisht, ky mekanizëm zbatohen për aplikacionet e pranuara deri më datë 17.07.2022, deri në ora 16:00.

Dokumentacioni i pa kompletuar rezulton me diskualifikim të kandidatit.

Afati i konkurrimit nga data 28.06.2022 deri më datë 18.07.2022, deri në orën 16:00

Dokumentacioni i dërguar pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi kërkoni sqarim në email adresën [email protected].

Ky proces rekrutimi mund të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese. Gjithashtu do të konsiderohet që pëlqimi është dhënë edhe për partnerët zbatues që të kenë qasje nga distanca dhe në mënyrë të përkohshme dhe të sigurt të ruajnë informatat rreth vlerësimit të aplikacioneve dhe performancës së tyre. Informatat e tilla do të fshihen në mënyrë permanente pasi të përfundojë vlerësimi.

Kliko këtu për gjuhën Serbe

Kliko këtu për gjuhën Angleze