www.ofertapune.net Drejtor i Zyrës Ligjore | PunaIme

Drejtor i Zyrës Ligjore

Kompania

Art Motion

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10/08/2020

Data e perfundimit

21-08-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Juridik

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të lirë të punës,

Drejtor i Zyrës Ligjore

Vendi i punës: Prishtinë

Orari i punës : I Plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Përgjegjës për koordinimin e zyrës ligjore dhe funksionimin e saj;
  • Harton plane të punës dhe ndihmon ne zbatimin e tyre të përcaktuara në bazë të objektivave të departamentit;
  • Harton dhe zhvillon Aktet Juridike, Kontratat, Marrëveshjet dhe të gjitha format e shkresave lidhur me fushe veprimtarin e Artmotion;
  • Kujdeset që përmbajtja dhe forma e akteve ( shkresave) të jetë e saktë në aspektin ligjor, gjuhësor dhe teknik;
  • Përgatit opinione ligjore lidhur me fushe veprimtarin e Artmotion;
  • Bashkëpunon me departamentet tjera brenda Artmotion, për aktivitete që ndërlidhen me fushën e legjislacionit;
  • Përgatit raporte periodike sipas kërkesës së institucioneve;
  • Kryen edhe detyrat tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga Drejtori.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare Fakulteti Juridik ,
  • Përvojë pune se paku 3 vjeçare – eksperiencë pune relevante,
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në fushën e përgjegjësisë së Artmotion.
  • Njohuri të përgjithshme për përdorimin e paketës “Office”,
  • Të posedojë Patentë Shofer – Kategoria “B”,

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

  • CV-në së bashku me foto;
  • Kopja e Letërnjoftimit ;
  • Kopja e Diplomës dhe Certifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Motivuese;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes e-mail –  postës elektronike, në:

[email protected]

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 21.08.2020