Drejtor i Shitjes dhe Zhvillimit
Data e publikimit
01-10-2024
Data e perfundimit
03-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Drejtor i Shitjes dhe Zhvillimit (M/F)
Përmbledhje:
Si Drejtor i Shitjes dhe Zhvillimit në OIL KS, ju do të jeni përgjegjës për zhvillimin dhe arritjen e objektivave të shitjeve në territorin e Kosovës dhe rajon, duke udhëhequr dhe mbështetur ekipin e agjentëve të shitjes. Ky rol përfshin zbatimin e strategjive të shitjes, zhvillimin e tregut dhe optimizimin e burimeve për të arritur rritjen e qëndrueshme të biznesit dhe kënaqësinë e klientëve. Ky rol raporton drejtpërdrejt te Menaxheri i Përgjithshëm.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Strategjia e Shitjes: Zbatoni dhe mbikëqyrni strategjitë e shitjes dhe zhvillimit të tregut, duke siguruar përputhshmërinë me objektivat e përgjithshme të kompanisë.
- Menaxhimi i Ekipit të Shitjes: Udhëhiqni dhe mbështetni ekipin e agjentëve të shitjes, duke monitoruar dhe vlerësuar performancën e tyre për të siguruar përmbushjen e objektivave.
- Analiza e Tregut: Kryeni analiza të vazhdueshme të tregut, duke monitoruar tendencat dhe performancën konkurruese për të siguruar qëndrueshmërinë e rritjes së kompanisë.
- Zbatimi i Planit të Shitjes: Përgatisni dhe zbatoni planet e shitjes në bazë të kanaleve të përcaktuara dhe mbikëqyrni rezultatet e agjentëve të shitjes.
- Optimizimi i Operacioneve: Koordinoni me logjistikën, marketingun dhe depotin qëndrore për të optimizuar operacionet dhe burimet e shitjes.
- Trajnimi dhe Zhvillimi i Ekipit: Siguroni trajnime të vazhdueshme për ekipin e shitjes për të rritur performancën dhe përmbushjen e nevojave të klientëve.
- Zhvillimi i Marrëdhënieve me Klientët: Ndërtoni marrëdhënie të qëndrueshme dhe besueshmërie me klientët dhe partnerët për të siguruar një pozicion të fortë të kompanisë në treg.
- Përputhshmëria dhe Etika: Siguroni respektimin e politikave të brendshme dhe ligjore për të ruajtur integritetin dhe etikën e biznesit.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Menaxhment, Ekonomi, ose një fushë të ngjashme.
- Minimumi 5 vite përvojë pune në menaxhimin e shitjeve dhe ekipit të shitjes.
- Njohuri të thella të financave korporative dhe funksioneve operative të biznesit.
- Përvojë e dëshmuar në shitjet B2B dhe udhëheqjen e suksesshme të ekipeve të shitjes.
- Aftësi të larta organizative dhe drejtuese, me një mentalitet sipërmarrës.
- Aftësi analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi, si në shqip ashtu edhe në anglisht.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar ngarkesën e punës në mënyrë efektive.
Tjera:
- Paketë konkurruese pagash dhe përfitimesh.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
Mënyra a aplikimit:
Ju lutem të na dërgoni aplikimin tuaj përmes butonit ‘Apliko Këtu’