www.ofertapune.net Drejtor/eshë Ekzekutiv/e të Portalit | PunaIme

Drejtor/eshë Ekzekutiv/e të Portalit

Kompania

Auto Portali

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

29-01-2025

Data e perfundimit

14-02-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment Ekzekutiv

Konkurs për Drejtor/eshe Ekzekutiv/e të Portalit

Autoportali.com është platforma e vetme në Kosovë që ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin e shoqërisë mbi sigurinë në trafik, automobilizmin, sportin, ekonominë, turizmin dhe ambientin. 

Autoportali është në kërkim të një personi me aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe menaxhuese për të udhëhequr këtë medium.

Përshkrimi i Pozitës: Drejtor/eshe Ekzekutiv/e të Portalit

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i përgjithshëm i mediumit,
  • Ndërtimi i një sistemi të menaxhimit të përmbajtjes së portalit, duke siguruar që informacionet të jenë të sakta, të përditësuara dhe relevante për audiencën,
  • Zhvillimi dhe implementimi i strategjive për rritjen e trafikut dhe angazhimit të përdoruesve në portal,
  • Mbikëqyrja e ekipit editorial dhe bashkëpunimi me gazetarë, redaktorë dhe kontribuues të tjerë për të siguruar cilësinë e përmbajtjes,
  • Analiza e statistikave të trafikut dhe performancës së përmbajtjes për të identifikuar mundësitë e përmirësimit,
  • Bashkëpunimi me departamentet e marketingut dhe IT-së për të siguruar funksionalitetin optimal të portalit,
  • Monitorimi i trendeve të industrisë për të identifikuar mundësi të reja dhe për të qëndruar përpara në treg.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi, gazetari, komunikim, marketing ose një fushë të ngjashme,
  • Përvojë e mëparshme në menaxhimin e përmbajtjes dixhitale, preferohet në një rol drejtues,
  • Njohuri në lidhje me trendet e fundit të komunikimit multimedial,
  • Aftësi analitike për të interpretuar të dhënat e trafikut dhe për të marrë vendime të bazuara në të dhëna,
  • Aftësi të forta udhëheqëse, me përvojë në menaxhimin e ekipeve,
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.

Çfarë ne ofrojmë:

  • Një ambient pune të ngrohtë, dinamik dhe profesional
  • Mundësi për zhvillim personal dhe profesional
  • Pagë konkuruese

Si të aplikoni?

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në së bashku me një letër motivimi në butonin “Apliko Këtu” ose në këtë e-mail adresë: [email protected] 

Është përparësi nëse aplikimit i bashkangjitët së paku një letër rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm.

Afati i fundit për aplikim është: 14 shkurt 2025. 

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?