www.ofertapune.net Drejtor Ekzekutiv | PunaIme

Drejtor Ekzekutiv

Kompania

The HeadHunter Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

07-11-2024

Data e perfundimit

05-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment Ekzekutiv

The HeadHunter Group është një kompani inovative në fushën e punësimit dhe rekrutimit, me seli qendrore në SHBA, Dover, Delaware, që operon në Kanada, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Qipro, Greqi dhe Bullgari. Ne ofrojmë një qasje të re në industrinë e rekrutimit, ku fokusi jonë kryesorë janë Kandidatët dhe Klientët.

The Headhunter Karriera LLC, është përzgjedhur si Konsulent i Rekrutimit nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), që të mbështes procesin e rekrutimit për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv.

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), organizatë profesionale e themeluar për qëllime jofitimprurëse dhe të kryej funksionin e Byrosë nacionale te sigurimit, shpall konkurs për pozicionin Drejtor Ekzekutiv.

Përmbledhje e Pozicionit

Drejtori Ekzekutiv, si përfaqësues ligjor dhe statutar i BKS, është përgjegjës për planifikimin, koordinimin dhe zbatimin (avansimin) e të gjitha aktiviteteve kryesore të BKS duke ofruar udhëheqje strategjike dhe mbikëqyrëse. Në veçanti, Drejtori Ekzekutiv do të:

  • Ekzekuton dhe përmbush funksionet, detyrat dhe kompetencat që rrjedhin nga dispozitat e Ligjit nr. 04/L-018 për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia, rregulloret e miratuara nga Banka Qendrore e Kosovës si dhe Statutin e BKS.
  • Mbikëqyrë proceset e planifikimit financiar, buxhetimit dhe parashikimit për të siguruar stabilitet financiar. Zhvillon modele komplekse dhe gjithëpërfshirëse financiare që pasqyrojnë projeksionet e të ardhurave, analizat e ndarjes së shpenzimeve, vlerësimet kuantitative të rrezikut dhe indikatorëve të tjerë të biznesit.
  • Nxitë bashkëpunimet me partnerët strategjikë që përputhen me qëllimet dhe objektivat e BSK. Identifikon mundësitë e mundshme të biznesit, negocimin e partneriteteve dhe ruajtjen e marrëdhënieve afatgjata. 
  • Monitoron indikatorët e performancës operacionale dhe financiare dhe zbaton veprime korrigjuese sipas nevojës për të arritur objektivat dhe strategjitë.
  • Siguron respektimin e të gjitha ligjeve, rregulloreve dhe standardeve që rregullojnë industrinë e sigurimeve.

KUALIFIKIMET DHE PËRVOJA

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të përmbush të gjitha kriteret ligjore që parashihen me ligjin nr. 04/L-018 dhe rregulloret e Bankës Qendrore të Kosovës;
  • Të ketë përgatitje universitare ndërsa cdo certifikim profesional është përparësi;
  • Dhjetë ose më shumë vite përvojë multi-diciplinare (si financa, menaxhim të sistemeve të teknologjisë informative, menaxhim të produkteve, menaxhim i rrezikut, risigurim, qeverisje korporative) me rritje progresive në role drejtuese/menaxhuese në industrinë e sigurimeve apo insitucioneve financiare duke udhëhequr dhe motivuar ekipe ndërfunksionale;
  • Njohja e gjuhës angleze ne nivel profesional është e preferuar ndërsa njohja e gjuhëve tjera paraqet përparësi shtesë.

AFTËSITË E DREJTPËRDREJTA OSE TË TRANSFERUESHME 

  • Përvojë në mbikëqyrjen dhe planifikimin financiar strategjik duke përdorur njohuri të bazuara nga të dhënat dhe strategjitë e menaxhimit të rrezikut.    
  • Aftësi të shkëlqyera të udhëheqjes së stafit në mënyrë efektive dhe duke nxitur një kulturë të përgjegjshmërise, bashkëpunimit dhe inovacionit.  
  • Ekspertizë në planifikimin dhe mbikeqyrjen e zhvillimit të platformave dixhitale, specifikisht teknologjive për automatizimin dhe nderlidhjen e proceve te brendshme si dhe teknologjive inovative te orientuara për të përmisuar eksperiencen e klientit.
  • Njohuri në nivel eksperti për çështjet e rrezikut sigurues, rrezikut financiar, operacional dhe risigurimeve.
  • Njohuri të legjislaticionit dhe rregullativës së BQK të aplikueshme për industrine e sigurimeve, praktikave më të mira të fushës se sigurimeve, tendencat e industrisë dhe çështjet e tregut brenda rajonit.
  • Shkathtësi në nivel eksperti për analiza kuantitative dhe analitike të të dhenave duke përfshirë modelimet, dhe përvojë në shfrytëzimin e rezultateve për të përmisuar performancën e përgjithshme të biznesit dhe përmisimin e efikasitetit operacional.

Për më shumë informacion mbi BKS-në, ju lutemi vizitoni: Byroja Kosovare e Sigurimit.

Procedura e Aplikimit:

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre (CV-të e përditësuara) përmes linkut të dhënë më poshtë: Drejtor Ekzekutiv.

Nëse hasni ndonjë problem me aplikimin, ju lutemi kontaktoni: [email protected] dhe [email protected] 

Afati i dorëzimit të aplikimeve është deri më 26 Nëntor 2024, deri në orën 17:00

Aplikimet e marra pas afatit ose të dorëzuara në mënyra të tjera nuk do të shqyrtohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazat e ardhshme të rekrutimit do të kontaktohen.

Zyrtarët e The Headhunter Karriera LLC duhet të sillen gjithmonë në mënyrë që të përputhen me statusin e një nëpunësi ndërkombëtar civil. Kjo përfshin shmangien e çdo veprimi që mund të ndikojë negativisht në integritetin, pavarësinë dhe paanshmërinë e pozicionit dhe funksionit të tyre si zyrtarë të The Headhunter Karriera LLC. The Headhunter Karriera LLC është e angazhuar për zbatimin e standardeve më të larta etike në ushtrimin e veprimtarisë së saj.

Të gjithë punonjësit e BKS-së do të përzgjidhen bazuar në një proces rekrutimi dhe përzgjedhjeje të hapur dhe konkurrues, në përputhje me statutin e BKS-së. Për më tepër, rekrutimi i të gjithë punonjësve të BKS-së do të kryhet në përputhje me parimet dhe udhëzimet e përcaktuara nga dispozitat kushtetuese dhe ligjore, duke përfshirë mundësitë e barabarta, meritën, kompetencën, transparencën dhe mosdiskriminimin në të gjitha format e tij.

Shënim:

“The Headhunter Karriera LLC dhe punonjësit e saj, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit dhe punonjësit e saj, nuk marrin asnjë tarifë në asnjë fazë të procesit të rekrutimit (aplikim, intervistë, trajnim, dhe/ose ndonjë hap tjetër).”