Drejtor/e Menaxhues/e i/e Fondacionit BONEVET Kamenica
Data e publikimit
04-09-2023
Data e perfundimit
29-12-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Pozita e punes:
– Drejtor/e Menaxhues/e i/e Fondacionit BONEVET Kamenica
Drejtori/ja Menaxhues/e është përgjegjës/e për menaxhimin e BONEVET Kamenica në koordinim me Bordin Drejtues si instanca më e lartë e organizatës, duke garantuar ambient të sigurtë, profesional, pozitiv dhe motivues për të gjithë. Ndër tjerash, detyrat e kësaj pozite përfshijnë përpilimin e planit vjetor buxhetor dhe të aktiviteteve, përgatitjen e raporteve 3 mujorshe dhe vjetore, rekrutimin e ekipit punues, angazhimin në gjetjen e mjeteve financiare dhe sigurimin që të gjitha kostot dhe aktivitetet të jenë konform planeve vjetore.
Kandidati/ja ideal/e pritet të ketë aftësi të shkëlqyeshme në shkrim dhe në të folur në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Prapavija profesionale dhe shkathtësitë e kërkuara:
Të paktën nivelin bachelor të studimeve, me preferencë për drejtimet Menaxhment, Ekonomi apo - Shkencë dhe Teknologji;
- Përvoja e punës në menaxhim dhe/apo në edukim është përparësi;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit (në të folur dhe në shkrim në gjuhë shqipe dhe në gjuhën angleze);
- Aftësi të shkëlqyeshme digjitale në përdorimin e softuerëve dhe mjeteve tjera të ngjashme të punës;
Preferohet që kandidati/ja të ushqej pasion për kontributin komunitar dhe ndikimin pozitiv në shoqëri; - Të jetë i/e përpiktë dhe të respektojë maksimalisht proceset e punës;
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
- Menaxhimi i BONEVET Kamenica dhe raportimi i rregullt te Bordi Drejtues i organizatës;
- Kultivimi i një ambienti pozitiv dhe motivues për ekipin, nxënësit dhe të gjithë hisedarët tjerë, ku zhvillohet dhe ndërtohet kreativiteti, kureshtja dhe dëshira për zhvillim e kontribut;
- Përpilimi i planit vjetor për BONEVET Kamenica dhe i raporteve tjera mujore apo vjetore;
- Rekrutimi i ekipit punues, në bashkëpunim me Bordin Drejtues;
- Angazhimi në sigurimin e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake, donatorët, bizneset apo individë me qëllim sigurimin e operimit të përmbajtshëm financiar;
Linku për aplikim: https://bonevet.org/vacancy/dm-kamenica/