www.ofertapune.net Drejtor/e Menaxhues/e | PunaIme

Drejtor/e Menaxhues/e

Kompania

BONEVET Peja

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

31-10-2022

Data e perfundimit

30-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Drejtor/e Menaxhues/e – BONEVET Peja

Rrjeti i organizatave BONEVET në Kosovë po bën përgatitjet e fundit për hapjen e qendrës së gjashtë në Kosovë, në qytetin e Pejës. Përmes këtij konkursi BONEVET po kërkon kandidatë të kualifikuar dhe me dëshirë për pozitën Drejtor/e Menaxhues/e në BONEVET Peja.

Drejtori/ja Menaxhues/e është përgjegjës/e për menaxhimin e BONEVET Peja në koordinim me Bordin Drejtues si instanca më e lartë e organizatës, duke garantuar ambient të sigurtë, profesional, pozitiv dhe motivues për të gjithë. Ndër tjerash, detyrat e kësaj pozite përfshijnë përpilimin e planit vjetor buxhetor dhe të aktiviteteve, përgatitjen e raporteve 3 mujorshe dhe vjetore, rekrutimin e ekipit punues, angazhimin në gjetjen e mjeteve financiare dhe sigurimin që të gjitha kostot dhe aktivitetet të jenë konform planeve vjetore.

Kandidati/ja ideal/e pritet të ketë aftësi të shkëlqyeshme në shkrim dhe në të folur në gjuhën shqipe dhe angleze.

Prapavija profesionale dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Të paktën nivelin bachelor të studimeve, me preferencë për drejtimet Menaxhment, Ekonomi apo Shkencë dhe Teknologji;
  • Përvoja e punës në menaxhim dhe/apo në edukim është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit (në të folur dhe në shkrim në gjuhë shqipe dhe në gjuhën angleze);
  • Aftësi të shkëlqyeshme digjitale në përdorimin e softuerëve dhe mjeteve tjera të ngjashme të punës;
  • Preferohet që kandidati/ja të ushqej pasion për kontributin komunitar dhe ndikimin pozitiv në shoqëri;
  • Të jëtë i/e përpiktë dhe të respektojë maksimalisht proceset e punës;

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

  • Menaxhimi i BONEVET Peja dhe raportimi i rregullt te Bordi Drejtues i organizatës;
  • Kultivimi i një ambienti pozitiv dhe motivues për ekipin, nxënësit dhe të gjithë hisedarët tjerë, ku zhvillohet dhe ndërtohet kreativiteti, kureshtja dhe dëshira për zhvillim e kontribut;
  • Përpilimi i planit vjetor për BONEVET Peja dhe i raporteve tjera mujore apo vjetore;
  • Rekrutimi i ekipit punues, në bashkëpunim me Bordin Drejtues;
  • Angazhimi në sigurimin e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake, donatorët, bizneset apo individë me qëllim sigurimin e operimit të përmbajtshëm financiar;

Për të lexuar përgjegjësitë e plota, ju lutem klikoni KËTU.

Data e fundit për aplikim27 nëntor 2022, ora 23:59

Forma e aplikimitKLIKO KËTU

*Për të fituar çasje në formën e aplikimit në linkun mëposhtë ju duhet të keni një llogari në Gmail.