www.ofertapune.net Drejtor/e i/e SHML teknike | PunaIme

Drejtor/e i/e SHML teknike

Kompania

Komuna e Mitrovicës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Mitrovicë

Data e publikimit

06/11/2020

Data e perfundimit

18-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Menaxhment

Në bazë të nenit 5 të Ligjit Nr. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nenit 20 paragrafi 1 të Ligjit Nr.04/-032 për Arsimin Parauniversitar, Kapitullit V neni 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06/0L-114 për Zyrtarët Publikë, si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.15/2019, Drejtoria e Arsimit Komuna e Mitrovicës së Jugut, shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës:

  1. Drejtor i SHML teknike “ Arkitekt Sinani ” në Mitrovicë
  • Lloj i pozitës : Jo karrierë;
  • Numri i pozitave : (1) një
  • Titulli i mbikqyrësit: Drejtori i Drejtorisë për Arsim
  • Grada/Koficjenti- 4;
  • Orët : 40 ;
  • Kohëzgjatja e emërimit : Katër vite Qëllimi i vendit të punës :

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja re procesit arsimor në institucionin edukativo – arsimor.

Kategoria funksionale /Grada: për drejtor të shkollës se mesme te larte:

  • Niveli i koeficienteve A-8.4 .

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

Drejtori i institucionit edukstivo – arsimor ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshier

  • Përgaditjen e planit vjtor, planit zhvillimor të institucionit edukativo – arsimnor dhe raportet periodike apop vjetore;
  • Përdorimin efektiv dhe efikas të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës, sigurimin dhe përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë tërë vitit shkollor;
  • Detyra të caktuara për përzgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin e mësimdhënësve, disiplinën në institucionin edukativo – arsimor dhë çështje tjera të cilat kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë nga stafi mbështetës i shkollës;
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës;
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesional të institucionit edukativo – arsimor;
  • Bashkëpunon me Këshillin Drejtues të të Institucionit edukativo – arsimor (KDSH), Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo – arsimor;
  • Raporton dy herë në vit para KDSH;
  • Siguron ambjent të sigurtë dhe përkrahës për fëmijët/nxënësit në institucion, duke përfshier dhe aplikimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;
  • Kujdeset për ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga komuna apo MASHT;

Kushtet:

Kushtet që duhet ti plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs janë:

  1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  2. Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit;
  • Master arsimor (kualifikimin prej 300 ECTS/5 vite të shkollimit universitar);
  • Katërveçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
  • Bachelor katërveçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
  1. Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për për licencim të të mësimdhënësve ose të jetë në procedurë të licencimit;
  2. Të ketë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim dhe menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT-i, sipas rekomandimit të KSHLM;
  3. Të kenë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës;
  4. Katër (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor;

Dokumentet e kërkuara :

  1. Kopja e letërnjoftimit;
  2. Diplomen e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (e noterizuar- vërtetuar);
  3. Diploma duhet të jetë e profilit arsimor, në bazë të nrormativit profesional për arsimin e përgjithshëm;
  4. Çertifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilin dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  5. Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhnë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
  6. Dëshminë për përvojen e punës;
  7. Konceptin e planit zhvillimor të institucionit edukativo – arsimor për të cilin ka konkuyrrua. Koncepti duhet të bazohet në fushat e cilësisë në arsim dhe të ketë 5-10 faqe tekst (një faqe për një fushë) me hapësirë 1., fonti i shkronjave 12, arial). Koncepti dorëzohet si pjesë e portofolios, por është edhe pjesë përbërëse kryesore e intervistes;
  8. Letërreferencë me përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake nga një institucion publik-kredibil (si MASHT, DKA, Këshilli drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë dhe individ me të cilët ka punuar ngushtë në programe të ndryshme për arsim);
  9. Letër motivuese për vbendin e punës ku konkurron;
  10. Portofolinon profesionale;
  11. Kandfidati/ja për drejtor nuk mund të jetë në funksion udhëheqës politik gjatë tri viteve para aplikimit – dëshmohet edhe me Deklaratën për Betim;
  12. Biografinë/Currikulum Vitae (CV);
  13. Licencën e mësimdhënësit, ose dëshminë se është në proces të të marrjes së licencës;
  14. Diplomë/certifikatë për menaxhim dhe udhëheqje në arsim;
  15. Dokumentet e dorëzuara duhet të jenë origjinale sdhe të

Ruajtja e vendit të punës:

Drejtorëve të institucioneve edukativo – arsimore të cilëve u është ndërprerë kontrata e punës në arsim, u ruhet vendi i punës në institucionet shkollor brenda komunës në profilin përkatës si personel edukativo – arsimor.

Informata të përgjithshme :

Aplikacionet merrën dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën nr.10 në Komunën e Mitrovicës. Për të marrë një kopje të Planit aktual zhvillimor në instititucionet e lartëcekura edukativo-arsimore, kandidati duhet t’i drejtohet Zyrtarit administrativ të shkollës, ose personit të cilin e ka autorizuar KDSH. Data e njoftimit në veb faqen; konkursi.rks-gov.net është prej dt; 06.11.2020 deri me dt;05.12.2020, ndërsa data e aplikimit është nga data 07.11.2020 deri me datën 18.11.2020. Përveq veb faqes unuike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/ Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohën nga Komisioni.