Drejtor/e i/e RTK – TV

Kompania
Radio Televizioni i Kosovës
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
21/09/2020
Data e perfundimit
30-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Në bazë të Nenit 35 të Ligjit për Radio Televizionin e Kosovës Nr. 04/L-046, RTK rishpallë:
KONKURS
Për plotësimin e pozitës:
- Drejtor i RTK – TV
Drejtori i RTK – TV:
- Drejtori i RTK – TV duhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të medieve apo fushave të tjera relevante;
- Drejtori i RTK – TV duhet të jetë shtetas i Kosovës dhe me vendbanim të përhershëm në Kosovë;
- Drejtori i RTK – TV emërohet nga Bordi i Drejtorëve, përmes konkursit publik dhe në bazë të rekomandimit të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së;
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i veprimtarisë së RTK-TV, në pajtim me Ligjin e RTK-së, Statutin e RTK-së, dhe Kodin Etik të RTK-së;
- Administrimi dhe menaxhimi i RTK-TV, duke siguruar funksionim efektiv dhe efikas;
- Përgatitja e planit vjetor programor, i cili përmban vëllimin edhe strukturën e programit dhe është në përputhje me mundësitë financiare të RTK-së;
- Përgatitja e raportit vjetor mbi përmbushjen e planit programor për nivelin e shikueshmërisë së RTK-TV, posaçërisht për emisionet e reja;
- Planifikimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit të punës në njësinë programore të RTK-TV;
- Përgjegjës për transmetimin e programit në tërësi si dhe për transmetimin e reklamave sipas kornizës ligjore;
- Mbikëqyrja e përmbushjes së planit programor me numër minimal të ekzekutuesve;
- Mbikëqyrja e arsimimit dhe zhvillimit të kuadrove të reja me perspektivë;
- Zhvillimi i bisedave të rregullta vjetore në njësitë programore;
- Udhëheqja dhe përfaqësimi i njësive programore të RTK-TV;
- Përgatitja e normativave dhe standardeve programore;
- Përgatitja e strategjive zhvillimore për njësitë programore të RTK-TV;
- Sigurimi i cilësisë programore sipas strukturës së programit të përcaktuar me ligj;
- Përcjellja e menaxhimit të mjeteve financiare për çdo emision, duke përllogaritur çmimin për një minutë të programit;
- Organizimi, përpilimi dhe nënshkrimi i të gjitha dokumenteve mbi afarizmin financiar të njësisë programore të RTK-TV, përfshirë edhe pagesën e punës me honorar;
- Përgatitja e emisioneve të reja me shkallën paraprakisht të përcaktuar të shikueshmërisë;
- Vlerësimi i shikueshmërinë dhe statistikave programore;
- Mbikëqyrja e arkivimit të materialit programor;
- Kryerja e punëve të tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm.
I punësuari për punën e vet në cilësinë e Drejtorit të RTK -TV i përgjigjet dhe i raporton Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së dhe Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm.
Kushtet që duhen plotësuar:
- Kualifikim superior profesional në drejtimin përkatës;
- Të paktën 5 vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave të tjera relevante (Përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë);
- Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral;
- Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial në Kosovë, regjion dhe më gjerë;
- Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim;
- Aftësi udhëheqëse dhe komunikuese;
- Standard të lartë të gjuhës shqipe në të folur dhe në të shkruar;
- Njohje të gjuhës serbe dhe të gjuhës angleze;
- Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion;
- Të mos ketë dëshmuar përkatësi partiake;
- Njohuri e programeve MS Word, Excel dhe të tjera;
- Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë;
- Përkushtim ndaj shërbimit publik të
Në bazë të Ligjit për RTK-në, Drejtor i RTK-TV nuk mund të emërohet personi, i cili:
- mban post publik te zgjedhur (funksionarët publik);
- ka qenë deputet, ministër, zyrtarë i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtarë i forumeve drejtuese të subjekteve politike gjatë tri (3) viteve të fundit;
- ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e medieve dhe reklamave ose
- është dënuar pas procesit të rregullt, për vepër penale e cila është e dënueshme mbi gjashtë (6) muaj
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- një CV,
- një kopje të letërnjoftimit,
- një letër motivuese,
- tri referenca,
- dëshmitë e kualifikimit,
- dëshmi që nuk është nën hetime, të lëshuar gjatë muajit të fundit para aplikimit, si dhe
- aplikacionin, i cili duhet të shkarkohet nga web faqja e RTK-së, rtklive.com.
Bashkëngjitur me këtë dokumentacion, kandidati duhet të dorëzojë edhe një projekt lidhur me synimet zhvillimore të RTK – TV (deri në 3 faqe).
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes internet adresës [email protected], deri më datë 30.09.2020 në orën 16:00.
Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen.
Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.