www.ofertapune.net Drejtor/e (8) | PunaIme

Drejtor/e (8)

Kompania

Komuna e Suharekës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Suharekë

Data e publikimit

16/06/2021

Data e perfundimit

29-06-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr.06/L-I 14,Kapitulli V neni 67 dhe 68,Ligjit nr.04/1-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës,Ligjit nr.03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës,Ligjit nr.04/L-138 për arsimin dhe aftësimin professional,dhe në bazë të nenit 4 paragrall 1 të Udhëzimit Administrativ të MASHT-it nr. 151/2020 për Detyrat dhe përgjegjësit e drejtorit dhe të zëvendës drejtorit në Republikën e Kosovës, Procedurat e zgjedhjes dhe emërtimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm, Drejtoria e Arsimit shpall këtë:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Titulli i vendit të punës: Drejtor i SHMP ”Abdyl Ramaj”-Shirokë
Lloji i pozitës: Jo i karrierës;
Numri i Pozitave: Një (1);
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Drejtorisë për Arsim;
Grada/Koeficienti:- 8.4;
Orët e punës: 40
Kohëzgjatja e emërimit: Katër (4) vite;

Titulli i vendit të punës: Drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU)

  1. Drejtor në SHFMU”Migjeni”në Gjinoc
  2. Drejtor në SHFMU”Dëshmorët e Greikocif’në Greikoc
  3. Drejtor në SHFMU”Kongresi i Manastirif’në Studençan
  4. Drejtor në SHFMU”Bajram Curri” në Nishor
  5. Drejtor në SHFMU”Naum Veqilharxhi” në Mohlan
  6. Drejtor në SHFMU”Drita” në Gelancë
  7. Drejtor në SHFMU”Shaban Mazreku”-Sopijë

Lloji i pozitës: Jo i karrierës;
Numri i Pozitave:Shtatë (7);
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Drejtorisë për Arsim;
Grada/Koeficienti:- 7.8;
Orët e punës: 40
Kohëzgjatja e emërimit: Katër (4) vite;

Qëllimi i vendit të punës:

Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e procesit arsimor në institucionin edukativo arsimore. Kushtet:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës,
  • Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit;
  • Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim (kualifikimi prej 300 ECTS, sëpaku 5 vite të shkollimit universitar);
  • Master arsimor (kualifikimi prej 300 ECTS, së paku 5 vite të shkollimit universitar);
  • Katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar);
  • Bachelor katërvjeçar (kualifikimi prej 240 ECTS, së paku 4 vite të shkollimit universitar);
  • Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për licencim të mësimdhënësve,
  • Të kenë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim të aprovuar nga MASH sipas rekomandimit të KSHL;
  • Të ketë përvojë pune në procesin edukativo – arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës;
  • Pesë (5) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për arsimin e mesëm të lartë;
  • Katër (4) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët e niveleve tjera;
  • Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor për kandidatët për zëvendësdrejtor.

Dokumentet e nevojshme:

  • Diploma e fakultetit të kryer për nivelin përkatës;
  • Certifikatën për kryerjen me sukses të programit të trajnimit për udhëheqje,administrim ose menaxhim në arsim, të bazuar në standardet e praktikës profesionale për drejtor të shkollave në Kosovë;
  • Kandidati/ja që ka të përfunduar programin universitar Master për udhëheqje, administrim ose menaxhim në arsim, në mungesë të Certifikatës së trajnimit përudhëheqje në arsim, ofron dëshminë e Diplomës Master në këtë fushë të studimeve;
  • Kopja e dokumentit të identitetit (ID)
  • Ekstraktin e lindjes
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion shëndetësor i licencuar metë cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;
  • Dëshminë se nuk është nën hetime dhe dëshminë se nuk ka qenë i/e dënuar përkrim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijë femijët;
  • Dëshminë për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
  • Deklaratën nën betim që vërteton se në tri vitet e fundit nuk ka qenë në asnjë funksion udhëheqës në strukturat e partive politike;
  • Portofolin profesionale me dëshmi sipas udhëzimeve në shtojcën/formularin H të këtij UA.

Detyrat dhe përgjegjësit e drejtorit në IEAAP:

  • Drejtori i institucionit arsimor ka përgjegjësi ekzekutive në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshirë:
  • Detyrat e caktuara për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me nxënësit ,mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të arsimit;
  • Përdorimin efikas dhe efektiv të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës;
  • Kujdeset për sigurinë e nxënësve dhe të mësimdhënësve dhe harton planin e veprimit për parandalimin e dhunës në shkollë
  • Monitorimin(hospitimin)e orëve mësimore me formular përkatës të monitorimit(procesverbal me rekomandime).
  • Planifikimin e buxhetit të shkollës dhe menaxhimin sipas kërkesave të KDSH-së dhe detyrat lidhura me kurrikulimin .
  • Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave,siç parashihet nga Komuna apo Ministria.
  • Qështje tjera që rregullohen perms ligjit për arsimin parauniversitar,akteve nënligjore të miratuara nga MASH dhe obligimet që dalin nga rregullorja e komunës për arsim.
  • Kandidati/ja për të përgatitur planin zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor ka të drejtë tëketë qasje të plotë në planin zhvillimor aktual në institucionin në të cilin aplikon.

Data e njoftimit në web-faqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net/ është prej datës. 14.05.2021 deri më date 14.06.2021.

Konkursi është i hapur 15 (pesëmbëdhjet) ditë nga data 15.06.2021 deri më datë 29.06.2021.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyren nr.1 në Komunën e Suharekës

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e pakompletuara refuzohen.

Të gjitha dokumentet të dorëzohen në kopje (dokumentacioni nuk kthehet).Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës si dhe në kolegjet private brenda Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto pozita, duhet që dipiomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr. 12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kushtë të konkursit.

Rezultatet shpallen në linkun: https://kk.rks-gov.net/Suharekë dhe https://konkursi.rks-gov.net/