www.ofertapune.net Doktor i Stomatologjisë | PunaIme

Doktor i Stomatologjisë

Kompania

Komuna e Podujevës

Lokacioni

Podujevë

Data e publikimit

11-08-2022

Data e perfundimit

24-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Bazuar në Nenet 67, 68 të Ligjit Nr. 06/L – 114 për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës, në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, si dhe në bazë të kërkesës së QKMF-së me nr 13-334/07-0055904/22, Komuna e Podujevës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

DREJTORIA E SHËNDETËSISË DHE MIRËQENIES SOCIALE

QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE

  1. Pozita: Doktor i Stomatologjisë – 1 (një) pozitë

Koeficienti: Koef – 7.2/ H-26

Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj.

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Ofron shërbime stomatologjike;
  • Avancon dhe promovon shëndetin oral;
  • Kujdeset për mjetet e punës ;
  • I përmbahet etikës mjekësore;
  • Kryen plotësimin adekuat të dokumentacionit;
  • Bashkëpunon me ekipet e mjekësisë familjare dhe strukturat tjera relevante në përmirësimin e kujdesit oral;
  • I ndihmon shefit të sektorit të shëndetit oral;
  • Për punën e vetë i përgjigjet shefit të sektorit oral dhe Drejtorit të QKMF.

Kualifikimi i kërkuara:

  • Diploma e Fakultetit të Mjekësisë – Drejtimi Stomatologji
  • Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent.
  1. Pozita: Infermier/e i Përgjithshëm- 2 (dy) pozita Koeficienti: 4.8

Lloji i vendit të punës: Me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese 6 (gjashtë) muaj.

Përshkrimi i detyrave të punës:

-Pranon, triazhon dhe informon pacientin, hap kartelën shëndetësore, merr anamnezen e shkurtër orjentuese, kryen participimin, matë gjatësinë, peshën trupore, temperaturën, tensionin arterial, reanimimin kardiopulmonar, bën EKG, problemet geriatrike, aplikon terapinë parenteriale, IM, IV, subkutan, infuzion, inhalimin, përpunimin e plagës, këshillon pacientin, dhe udhëzon te mjeku familjar;

-Në bashkëpunim me mjekun familjar ofron mbrojtjen primare shëndetësore për pacientin dhe familjen;

-Promovon edukimin shëndetësor;

-Trajton lëndimet – plagët para dhe post operative;

-Jep ndihmën shëndetësore në Institucion dhe vendin e ngjarjes;

-Kryen vizita shtëpiake kur është e doemosdoshme me udhëzim të mjekut; -Bën injektimin e të gjitha mënyrave të mundshme (IM, IV, SC, ID etj); -Kryen të gjitha punët administrative në lidhje me shërbimet që i bën; -Kryen edhe punë tjera sipas udhëzimit të mjekut;

-Bën transportimin e pacienteve të sëmurë nga QKMF deri ne institucionin më të avansuar(SHSKUK) në bazë të udhëzimit të mjekut ordinar, e në raste urgjente edhe pa udhëzim por me arsyetim të mëvonshëm;

-Për punën e vet i përgjigjet shefit të shërbimit dhe Drejtorit.

Kualifikimi i kërkuara:

-Diplomë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë apo Diplomë e Fakultetit të Infermierisë -Licencë përkatëse të lëshuar nga organi kompetent.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Dokumentet e Kërkuara:

-Diploma e kualifikimit përkatës;

-Dëshmia e Licencës;

-Kopja e Leterënjoftimit;

-Çdo dokument tjetër apo certifikatë trajnimi;

-Certifikatën që nuk jeni nën hetime;

-Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor që dëshmon se gjendja e kandidatit është pa probleme shëndetësore (Kjo dëshmi sillet pas pranimit në mardhënje pune të kandidatit);

Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.

AFATI I APLIKIMIT:

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është prej dt.12.07.2022 deri me dt.10.08.2022

Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 11.08.2022 deri me datën 25.08.2022.

Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqe zyrtare të Komunës.

Komuna e Podujevës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës.

Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë. Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në këtë numër të telefonit 038 200 41-005.

Per te shkarkuar Aplikacionin per Punesim klikoni ketu

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/