Doktor i Mjekësisë
Data e publikimit
11/06/2020
Data e perfundimit
25-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shëndetësi
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, në përputhje me Nenin 8, të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, nenit 2,3 dhe 4, të Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 për Rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, nenin 15 pika 15.7 të Statutit të QKMF-së, si dhe Vendimit nr. 11/67 të datës 27.05.2020 të Këshillit Drejtues të QKMF-së, publikon;
KONKURS
Për pranim në marrëdhënie pune
Titulli i Vendit të Punës: Doktor i Mjekësisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare – tetë (8) pozita
Kategoria dhe grada e punës:
- Koeficienti: 7.20, H-27
- Orari: 40 orë në javë
- Kohëzgjatja e emërimit: Sipas Ligjit të Punës Nr. 03/L-21
- i referencës: 12/1
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Pranon pacientin nga infermieri/ja, shënon të dhënat e duhura në kartelën shëndetësore. Merr anamnezën, bënë inspektimin, auskultimin dhe palpacionin e pacientit, bënë reanimimin kardiopulmunar, egzaminimin e shpinës dhe ekstremiteteve, referon pacientin për hulumtime të duhura. Cakton diagnozën, trajton pacientin me terapi adekuate, bënë edukimin dhe promovimin shëndetësorë, këshillon pacientin, cakton terminin e vizitës së ardhshme. Si dhe kryen të gjitha detyrat që parashihen me Rregulloren për Sistematizimin e punëve dhe detyrave të punës për Doktorin e mjekësisë në QKMF.
Kushtet e Konkursit:
Kandidatët që konkurrojnë për këtë vend pune, përveç kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj, duhet të kenë të përfunduar:
- Fakultetin e Mjekësisë – Drejtimi i Përgjithshëm
- Të kenë Licencë Pune valide
Dokumentet e kërkuara:
- Aplikacioni i plotësuar
- Kopja e Diplomës së Fakultetit të mjekësisë
- Kopja e Licencës së punës
- Certifikata e lindjes (Ekstrakti i lindjes)
Forma e aplikimit:
Aplikimi duhet të bëhet vetëm në formë elektronike. Konkursi ngelet i hapur nga data 11.06.2020 – 25.06.2020 që konsiderohet si dita e fundit e konkursit.
Aplikacionin mund ta plotësoni në linkun; qkmf-prizren.org
Dokumentacioni i cili nuk iu përgjigjet kërkesave dhe specifikave të Konkursit, si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe ai që mërijnë me vonesë, nuk do të shqyrtohen.
Për pyetje dhe sqarim mund ta kontaktoni Zyrën e Personelit të QKMF-së, në numrin 029 230233.
Apliko këtu