Doktor/e i/e Mjekësisë (4)

Kompania

QKMF Viti

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Viti

Data e publikimit

09/07/2021

Data e perfundimit

22-07-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shëndetësi

Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit nr.06JL-1 14 për Zyrtar Publik, Komuna e Vitisë shpallë :

KONKURS PUBLIK

Institucioni: Komuna e Vitisë
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – QKMF në Viti
1. Titulli i vendit të punës: 4 (katër ) pozita Doktor i Mjekësisë në QKMF
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar,

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës:
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët:
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse:
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje:
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik.

1.1 Grada IKoeficienti për pozitën Doktor i Mjekësisë, H — 27

Detyrat dhe përgjegjësitë për vendet e punës Doktor i Mjekësisë:

  • Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësinë e bazuar në dëshmi
  • Ofron shërbime gjithëpërfshirëse për individivpacientin dhe familjen në të gjitha episodet e jetës nën mbikëqyrje të Mjekut Familjar
  • Harton dhe zhvillon planin e trajtimit të sëmundjes dhe trajton pacientin si figurë qendrore nën mbikqyrje të Mjekut Familjar
  • Përcakton diagnozë diferenciale dhe diagnozën e punës në përputhje me simtopatologjinë
  • Përcjellja sistematike e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve dhe adoleshentëve
  • Kujdesi për personat e moshuar në nevojë:
  • Ofron kujdes për rastet urgjente dhe i referon rastet me kohë dhe në mënyrë adekuate,
  • Interpreton rezultatet e testeve të shpejta laboratorike
  • Komunikon ose konsultohet me specialist të mjekësisë familjare sipas nevojës
  • Referon pacientin te specialist i mjekësisë familjare dhe për kujdes spitalor
  • Kujdes i vazhdueshëm për pacientët me sëmundje kronike jo ngjitëse
  • Kontrolli i sëmundjeve ngjitëse (hulumtimet epidemiologjike)
  • Promovimi shëndetësor dhe parandalimi i sëmundjeve si dhe shërbimet në komunitete (grupet vulnerable, vendet rurale, shkolla, komunitete)
  • Sipas orarit dhe nevojave të institucionit kujdestaron natën, të dielave dhe gjatë festave shtetërore
  • Zbatimi i programit të vaksinimit,
  • Edukimi shëndetësor, etj.
  • Inkurajohet nga puna ekipore (mjeku familjar, infermieret familjare, infermieret në komunitet)
  • Vlerëson efektivitetin e kujdesit të ofruar nga ekipi i mjekësisë familjare, identifikon problemet dhe kërkon nga anëtarët e ekipit zgjidhjen e tyre
  • Përcaktohet nga mjeku familjar si pjesë e ekipit të mjekësisë familjare në përputhje me nevojat e pacientit aftësitë dhe kualifikimet për të përmbushur nevojat e institucionit
  • Merr pjesë në trajnime, vlerësim të kompetencave orientim dhe edukim
  • Komunikon qartë saktë dhe krijon klimë të mirë për punë që rritë kënaqshmëritë në punë
  • Kryen edhe punë administrative, vepron në mënyrë profesionale, duke respektuar rregulloret për KPSH dhe vepron në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe politikat e MSH në fuqi:
  • Përcakton diagnozën përfundimtare dhe përshkruan terapinë
  • Nënshtrohet programit nacional të zhvillimit të vazhdueshëm profesional
  • Përkujdeset për konfidencialitetin e individit
  • Përcjellja e sëmundshmërisë nën mbikëqyrje të mjekut familjar
  • Identifikimi i grupeve të veçanta të rrezikut
  • Ndihmon mjekun familjar në zhvillimin e auditeve mjekësore në institucionin përkatës
  • Për punën e vet i përgjigjet Kryeshefit dhe Drejtorit të QKMF-së.

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Të ketë të kryer Fakultetin e Mjekësisë – drejtimi i mjekësisë së përgjithshme:
  • Të jetë i regjistruar dhe licencuar nga organi kompetent, licenca valide
  • Të ketë aktivitete dhe trajnime të realizuara dhe të dëshmuara në EVM
  • Të ketë ndjenjë përgjegjësie, i përkushtuar ndaj profesionit dhe ndryshimeve të ketë shkashtësi pune të pavarur dhe në ekip si dhe shkathtësi të mira komunikimi
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion
  • Njohje e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Vord, Excel, Povver Point, Access, Intemet).
  • Të ketë gatishmëri të punojë me të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo race.

Dokumentet e kërkuara për të gjithë kandidatët-aplikantët:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar,
  • Dokumenti personal (letëmjoftim) i fotokopjuar
  • Diplomat e kualifikimit kopje:
  • Dëshmitë e përvojës së punës kopje ( Nëse ka )
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal)
  • Çertifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga komisioni.

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 08.07.2021 deri 22.07.2021 (16:00 ).

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren në Zyrën e Arhivës të Komunës së Vitisë, kati përdhesë në ndërtesën e administratës së Komunës së Vitisë si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Vitisë,
https:kk.rks-gov.net/viti/category/konkurset-njoftimet dhe https://konkursi.rks-gov.net dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Arhivës apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Vitisë, Rr. “Hasan Kabashi” pa.nr. Viti,

  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen
Apliko këtu