www.ofertapune.net Dizajner grafik | PunaIme

Dizajner grafik

Kompania

Hallakate

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01/04/2021

Data e perfundimit

15-04-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

IT & Dizajn

Hallakate po kërkon një Graphic Designer të avancuar të punojë për iniciativa dhe kampanja të një game të gjerë klientësh, nga kampanjat dixhitale e deri te krijimi i brendeve te reja dhe zhvillimin e atyre ekzistuese. Të bashkëpunojë dhe kontribuojë në vizionin kreativ të ekipit në te gjitha platformat dixhitale.

Kërkesat:

Mbi 2 vjet përvojë pune në agjensionë marketingu apo te ngjajshem

Përvojë te gjere në krijimin e përmbajtjes vizuale ne social media

Portfolio të formatit PDF apo linkun e formatit digital për të dokumentuar vizualisht projketet e realizuara (obligative)

Njohuri të shkëlqyeshme të programeve: Photoshop dhe Illustrator. Njohja e After Effects është shumë e dëshirueshme

I/e avansuar ne trajtimin e tipografise, vëmendje te larte për detaje dhe organizim të përmbajtjes së dizajnit

Mendimin kritik të zhvilluar dhe aftësi krijimi konceptesh dhe idesh të reja

Vullnet për të marë iniciativë, aftësi i menaxhimit i të disa detyrave,përballim i presionit me qetësi, tolerance ndaj opinioneve dhe sugjerimeve te ndryshme te ekipit.

Pse duhet të punosh në Hallakate?

Jemi agjenci udhëheqëse e mediave sociale në Kosovë

Klientët e Hallakate kanë reputacion të gjerë dhe i përkasin industrive të ndryshme, andaj do të jepet mundësia të krijosh përmbajtje për disa nga kompanitë më të mëdha në vend, të zhvillosh eksperiencën tënde dhe të zgjerosh portfolion e punimeve tua

Secili punëtor i Hallakate është lojtar kyç dhe suksesi i secilit është sukses i kompanisë

Vlerat që drejtojnë punën tonë janë: rritja, kreativiteti, ndikimi dhe argëtimi

Nëse beson se jeni kandidat/e i/e duhur për ekipin tonë, dërgo CV-në dhe portfolion tënde në [email protected]

Konkursi është i hapur deri më 15 prill, 2021 deri në 11:59am.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen.