www.ofertapune.net CAD Arkitekt (7), Vizualizer (3) | PunaIme

CAD Arkitekt (7), Vizualizer (3)

Kompania

PlanDesign Architecture

Lokacioni

Ferizaj , Prishtinë

Data e publikimit

23-01-2023

Data e perfundimit

28-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Arkitekturë

PlanDesign është studio e suksesshme e arkitekturës e angazhuar direkt në tregun zviceran. Për plotësimin e eikipeve mirëpresim profesionistë të ri për të ju bashkuar zyreve tona në Ferizaj dhe Prishtinë.

Kërkesë e përgjithshme është njohuria e gjuhës angleze ose gjermane, etikë e punës, të jetë kreativ dhe bashkëpunues në ekip.

Pozitat qe kërkohen: 7 CAD Arkitekta dhe 3 Vizualizera

Specifikat e kërkuara për CAD Arkitekt:

  • Të ketë njohuri të mirë të ArchiCAD (2D dhe 3D) dhe të MS-Office.
  • Të ketë njohuri të përgjithshme në planet zbatuese.
  • Të ketë aftësi në organizimin dhe menaxhimin e punëve të ndryshme.
  • Të ketë diplomë Bachelor ose Master në arkitekturë.
  • Përveç gjuhës shqipe, kërkohet njohja e gjuhës angelze apo gjermane.

Specifikat e kërkuara për Vizualizer:

  • Të ketë nivel të lartë në përdorimin e 3ds Max dhe Corona Renderer.
  • Të ketë njohuri bazike në përdorimin e ArchiCAD.
  • Të ketë aftësi në organizimin dhe menaxhimin e punëve të ndryshme.
  • Përveç gjuhës shqipe, kërkohet njohja e gjuhës angelze apo gjermane.

Paga e ofruar:

  • Junior: periudhë testuese 3 muaj me trajnim/formësim me pagë 500 euro dhe me mundësi kalimi në 600 euro
  • Senior: 700 euro

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar (CV, Portfolio) në e-mail adresën: [email protected] deri me datë 10.02.2023

Kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë, do të ftohen në intervistë pune.