www.ofertapune.net Brend Menaxher/e | PunaIme

Brend Menaxher/e

Kompania

SPAR Kosova

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05-09-2022

Data e perfundimit

29-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

BREND MENAXHER/E

Prishtinë

Përgjegjësitë kryesore:

  • Projekton, organizon dhe implementon zgjerimin e brendit përkatës në treg
  • Hulumton dhe identifikon mundësitë e zgjerimit të brendit në treg
  • Planifikon dhe realizon aktivitete të duhura që ndihmojnë në vendosjen e produktit në treg
  • Bën planifikimin financiar të shitjes dhe aktiviteteve vjetore të brendit për tregun përkatës
  • Bënë analiza të tregut dhe biznesit, anketa për monitorimin e çmimeve, përcaktim të çmimeve dhe promovim të strategjive
  • Hulumtimi i tregut si tendencat dhe zhvillimet e tregut, zhvillimet e konkurrencës e të tjera
  • Mbanë vazhdimisht relacionet në terren me klientët aktual dhe mundësinë e zgjerimit të tyre
  • Përgjegjës për arritjen e objektivave të brendit përkatës
  • Përgatit analiza dhe raporte për zhvillimin e brendit
  • Mbikëqyr shitjet dhe analizat e shpërndarjes

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

  • Eksperiencë pune në biznes/shitje apo të ngjashme minimum dy (2) vite
  • Preferohet diplomë universitare në Marketing/Biznes
  • Njohje e gjuhës angleze
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe negocimit
  • Aftësi të vendimmarrjes dhe organizimit
  • Aftësi të punojë i pavarur dhe në ekip
  • Të posedojë patentë shofer në kategorinë “B”

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike duke dërguar CV-në në
[email protected] dhe duke cekur në subjekt qartë pozitën për të cilën aplikojnë.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 1 Shtator 2022 deri më 30 Shtator 2022.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.