www.ofertapune.net Brand Manager | PunaIme

Brand Manager

Kompania

Migros Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

06-09-2023

Data e perfundimit

06-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.

Shpallim konkurs për:

BRAND MANAGER

Përgjegjësitë kryesore:

  • Udhëheqja e ekipës, koordinimi i punëve;
  • Bënë analiza të tregut dhe biznesit, anketat për monitorimin e çmimeve, përcaktim të çmimeve dhe promovim të strategjive;
  • Planifikon, realizon buxhetin dhe zbaton aktivitete të duhura që do të ndihmojnë në vendosjen e brendit në treg, ndikon në rritjen e vetëdijes për brendin dhe motivon kërkesën më të lartë nga konsumatorët;
  • Përgatit raportin mujor, si një pasqyrë e të gjitha aktiviteteve të marketingut të kryera për brendin, si dhe rezultate të shitjes;
  • Mbikëqyr shitjet dhe analiza e shpërndarjes;
  • Drejton trajnimin dhe zhvillimin e ekipit vendor të shitjes;
  • Përgjegjës për arritjen e objektivave te caktuara dhe komunikimin me partner;
  • Planifikon dhe porosit materiale Promo, zhvillon materiale të prodhuara në vend.

Kushtet e përgjithshme:

  • Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë të ngjashme;
  • Preferohet shkollim i lartë professional;
  • Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, Internet, etj.);
  • Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:

[email protected]

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.