www.ofertapune.net Avansues i Shitjes - Merchandiser, Shitës Ambulantiv, Punonjës në Depo, Recepsioniste / Nikoqire | PunaIme

Avansues i Shitjes – Merchandiser, Shitës Ambulantiv, Punonjës në Depo, Recepsioniste / Nikoqire

Kompania

Vitaminka Trade

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

06-11-2023

Data e perfundimit

31-03-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Avansues i shitjes – Merchandiser

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të Korporatës në pikën apo planin e caktuar;
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
  • Kërkon mundësit për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit;
  • Siguroj pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM;
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve kryesore duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
  • Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First In First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).

    Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftesi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të kenë aftësi të menaxhimit të punës në presion;

 

Shitës ambulant

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
  • Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapsirë dhe dukshmeri maksimale, 5) raportimin.
  • Së bashku me mbikëqyrësin menaxhojnë materialin reklamues (raftet, woblerat, postera, maica etj), kujdeset për mirëmbajtjen e tyre dhe shpërndarjen sipas prioriteteve;
  • Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion;

  Vozites Kategoria B, C,

  Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën pranimin e mallit nga depoisti sipas faturave te mallit;
  • Bën transportin e mallit prej depos deri tek blerësit;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (route planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi);
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe negocimit;
  • Aftësi të larta organizative dhe ndërpersonale.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme.
  • Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive B
  • Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive C, C1
  • Të kenë aftesi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të kenë aftësi të menaxhimit të punës në presion.

 

Punonjës në depo

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Kryen shkarkimin e mallit nga kamionët transportues dhe e vendosë mallin në depo;
  • Bën renditjen e mallit sipas programeve;
  • Bën ndarjen e mallit sipas faturave;
  • Ngarkon furgonët me mall sipas orarit për ngarkim;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e depos, brenda dhe jashtë saj;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe punës ekipore;
  • Të kenë aftësi për të punuar në orar fleksibil;

 

Recepsioniste/ Nikoqire

  • Mirëmbanë higjenën në ambientet administrative të kompanisë në tërësi, ambiente të përbashkëta, ambiente sanitare etj.
  • Përgatitet dhe shërben pije për personelin dhe klientët.
  • Kujdeset për pastertinë e kuzhinës.
  • Grumbullon mbeturinat dhe mbetjet e disponueshme.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Të kenë aftësi për të punuar në orar fleksibil;

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.

CV-et tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: [email protected]

Në “Subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Vozitës, Shites ambulant etj…).

Konkursi do jetë i hapur deri me datë 07.12.2023.