www.ofertapune.net Auditor i Brendshëm | PunaIme

Auditor i Brendshëm

Kompania

Shield Recruitment&HR

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-10-2024

Data e perfundimit

29-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Shield Recruitment & HR kërkon Auditor i Brendshëm (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Vendi i Punës:Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Siguron që aktivitetet e Bankës të jenë në harmoni me Statutin e Bankës si dhe me të gjitha rregullativat ligjore;
  • Asiston në hartimin e strategjisë, planit dhe programit të Auditimit të Brendshëm i  cili duhet të jetë i pranueshëm nga Komiteti i Auditimit;
  • Mbikëqyrë dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të Asamblesë së Aksionarëve, Bordit Drejtues dhe Komitetit të Auditimit të Bankës;
  • Mbikëqyrë dhe kontrollon zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit;
  • Mbikëqyrë dhe kontrollon zbatimin e procedurave adekuate të kontrolleve të brendshme dhe të kontabilitetit duke i përfshirë edhe rregulloret dhe rregullat e BQK-së;
  • Kryen kontrolla të veçanta të aktiviteteve të degëve, departamenteve dhe njësive të Bankës;
  • Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat nga fushat e ndryshme të veprimtarisë së Bankës më qëllim të arritjes së një vlerësimi objektiv;
  • Diskuton rezultatet e auditimit të kryer me personin përgjegjës të degës, departamentit apo njësisë dhe jep këshilla-udhëzime rreth veprimeve që duhet ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes;
  • Përpilon raporte të shkruara dhe ia paraqet për aprovim udhëheqësit të Departamentit të Auditimit të Brendshëm me qëllim të përcjelljes së mëtutjeshme të tyre te përgjegjësit e degëve, departamenteve apo njësive të audituara; 
  • Siguron mbështetje të nevojshme kontrolleve të jashtme, si BQK-së dhe auditorëve të jashtëm;
  • Kryen detyrat duke respektuar Standardet Ndërkombëtare për praktikat Profesionale të Auditimit të Brendshëm
  • Për punët e tij i përgjigjet Udhëheqësit të Departamentit;
  • Raportim me kohë i incidenteve eventuale të riskut operacional konform procedurave në fuqi;

Kualifikimet:

  • Diplome Bachelor (Master është avantazh) në Kontabilitet, financa apo të ngjajshme; 
  • Mbi 3 vite përvojë pune, preferohet përvojë në Auditim;
  • Posedimi i Certifikimit në Auditim të Brendshëm është përparësi;
  • Posedimi i Certifikimit Teknik i Kontabilitetit  (apo të jetë në proces të Certifikimit në ndonjërin nga Institucionet e licensuara është përparësi;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Njohuri të shkëlqyrea në MS Office (Word, Excel, Outlook).

 Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR  https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 29.10.2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.