Auditor/e i/e Brendshëm

Kompania

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB)

Telefoni

038/553-311

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21/07/2021

Data e perfundimit

04-08-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Auditim

Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni 4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall:

K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të punës

  • Titulli: Auditor i Brendshëm 1(një) pozitë
  • Nr. i referencës: NPB/AB/01.3.1         
  • Lloji i Pozitës: Auditor i Brendshëm
  • Orët e Punës: 40 orë në javë
  • Kohëzgjatja e kontratës: Për periudhë të pacaktuar ( puna provuese 3 muaj)
  • Vendi i punës:Rr.”Zija Shemsiu” nr.22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
  • I përgjigjet: Menaxherit të Departamentit të Auditimit të Brendshëm;

Detyrat e përgjithshme:

  1. Në mënyrë efektive koordinon punën e auditimit me Menaxherin e Departamentit të Auditimit të Brendshëm dhe ofron mbështetje në ekip;
  2. Përfitimi i njohurive të plota rreth departamenteve të audituara dhe kuptueshmëri të plotë të çështjeve, prioriteteve dhe rreziqet që i ballafaqojnë ato (pako për njohjen e punës);
  3. Ndihmon Menaxherin e Departamentit të Auditimit të Brendshëm në planifikim të auditimit, duke përfshirë programet dhe metodat auditimit;
  4. Kryerja e detyrave me përgjegjësi, të caktuara nga Menaxheri i Departamentit të Auditimit të Brendshëm;
  5. Raportimi i vazhdueshëm tek Menaxheri i Departamentit të Auditimit të Brendshëm lidhur me progresin e arritur në auditim;
  6. Përfundimi dhe indeksimi i letrave të punës për çdo fazë të auditimit dhe dorëzimi i tyre tek Menaxheri i Departamentit të Auditimit të Brendshëm;
  7. Ofron përkrahje profesionale duke kryer procedura analitike të të dhënave financiare dhe jo financiare;
  8. Shfrytëzimi i teknikave të sakta analitike dhe gjykimet për të arritur në konkluzione të qëndrueshme në bazë të dëshmive të mbledhura;
  9. Përgatitja e Letrave të Punës (memo përmbledhëse) lidhur me auditimin e komponentës apo fushës audituese e cila i është caktuar;
  10. Kryen detyra tjera të ngarkuara nga Menaxheri i Departamentit të Auditimit të Brendshëm.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në ekonomi, juridik, asministratë publike, financa publike apo fusha të tjera të studimeve relevante;
  • Certifikatë të auditorit të brendshëm në sektorin publik, e lëshuar nga Ministria e Financave ose certifikatë për auditor të brendshëm në sektorin publik nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministri i Financave;
  • Përvojë pune së paku 2  vite;
  • 1 vite përvojë pune specifike në Auditim.

Kualifikimet e preferueshme:

  • Preferohet kurset dhe trajnimet tjera profesionale gjatë karrierës

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Dokumentet që duhet të bashkangjiten;

  • Aplikacioni i NPB-së;
  • CV/Resume;
  • Dëshmitë për kualifikimin universitar;
  • Certifikatën Auditor i Brendshëm i Certifikuar ;
  • Dëshmitë për përvojën e punës;
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tri (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë certifikatën mjekësore para nënshkrimit të kontratës.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data 21.07.2021 deri më 04.08.2021

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.

Apliko këtu