Asistente për Matje teknike / Praktikë

Kompania

InterAdria

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

25-08-2022

Data e perfundimit

25-09-2022

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

InterAdria është kompani e zhvillimit softuerik, telekomit dhe edukimit e cila ofron shërbime të ndryshme, që sot janë të njohura si disa nga nevojat më të rëndësishme për shoqërinë tonë.

Aktualisht po kërkojmë punëtore të motivuara të bashkohen me ekipin tonë për punë praktike me pagesë në projektin e Termokosit

Asistente për Matje teknike/ Praktikë (me pagesë)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pjesëmarrja në matjet teknike/ mekanike në terren së bashku me anëtarët tjerë të ekipës;
  • Komunikimi me banorët në pronat e të cilëve do të realizohen matjet teknike;
  • Përgjegjëse për marrjen e shënimeve të sakta të matjeve të realizuara;
  • Dorëzimi i të gjitha raporteve tek personat përgjegjës të kompanisë në kohën e përcaktuar;
  • Respektimi i orarit dhe planifikimi i aktiviteteve sipas planit të projektit;
  • Detyra tjera të përcaktuara nga eprori;

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Aplikantja mund të jetë në studime apo t’i ketë përfunduar ato;
  • Shkathtësi të mira komunikuese;
  • Bashkëpunuese me ekipin;

Të interesuarat mund ta dërgojnë CV-në e tyre në e-mail adresën: [email protected]

Data e fundit e aplikimit : 02.09.2022

Apliko këtu