Asistente e Shitjes në Butik
Data e publikimit
06/07/2020
Data e perfundimit
05-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shitje
ALBI GROUP me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.
Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Albi Group kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:
Asistente e Shitjes në Butik
Vendi i punës: GALERIA Mall, Prizren
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Shërbimi ndaj klientit, përshtatja dhe kuptimi i nevojave të tyre
- Ndihmon në përzgjedhjen apo në gjetjen e produktit për klient, ku të gjithë klientët duhet të priten dhe përshëndeten duke i falënderuar
- Këshillimi i konsumatorëve, në përputhje me stilin e tyre
- Përkujdeset për vendosjen e artikujve në rafte dhe kukulla sipas udhëzimeve të menaxherit apo merqendajzerit
- Kujdeset që të gjitha veshjet dhe aksesorët të jenë të gatshëm për ekspozim në dyqan (vendosja e alarmeve, kategorizimi, palosja, etj)
- Përkujdeset për sektor të caktuar, menaxhon raftet (vendosja dhe largimi i artikujve) sipas standardeve të kompanisë, informon mbikëqyrësin për çdo parregullësi
- Informohet nga konsumatorët për kërkesat/ankesat e tyre dhe raporton tek menaxheri
Kualifikimet:
- Diplomë e shkollës së mesme,
- Të ketë përvojë pune në shitje,
- Njohja e gjuhës angleze,
- Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme,
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi, kuptimi i nevojave të klientit,
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur lokacionin dhe pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: [email protected]
Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Apliko këtu