www.ofertapune.net Asistent në Prodhim | PunaIme

Asistent në Prodhim

Kompania

Buka Bakery

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

28-12-2022

Data e perfundimit

31-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Prodhim

BUKA ka arritur që në një kohë shumë të shkurtër të bëhet kompania me emër sinonim e cilësisë së lartë të bukës në Kosovë dhe ka arritur që t’u siguroje qytetarëve të Kosovës produktet me standarde të kualitetit të lartë. Buka ofron produktet e shëndetshme dhe me përmbajte të pasur të thekrës dhe grurit, e kombinuar me tërshëre, fara liri, senduiҫe të llojeve të ndryshme, kafe dhe ëmbëlsira me shije të veçantë.

VEND TË LIRË PUNE:

Posti: Asistent në prodhim

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Pranon udhëzimet nga menaxheri i prodhimit në ndërrimin e natës për seleksionimin e produkteve për pikat përkatëse në bazë të porosive të pranuara nga klientët.
  • Përkujdeset që produktet e porositura të vendosen me kujdes në shportat përkatëse për transportim tek klientët në baza ditore.
  • Përkujdeset për higjienën e shportave të produkteve.
  • Çdo proces duhet të kryhet konform standardeve ISO dhe HACCP.
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi direkt që ndërlidhen me procesin e punës

Kualifikimet Profesionale

  • Diplomë e Shkollës së Mesme
  • Eksperience pune në prodhim për të paktën 1 vit
  • Aftësi të theksuara organizative, komunikuese dhe ndër-personale

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të në këtë adresë: [email protected]

Konkursi qëndron i hapur prej datës 28 Dhjetor, 2022 deri më 31 Janar, 2023.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.