www.ofertapune.net Asistent Financiar (2) | PunaIme

Asistent Financiar (2)

Kompania

Devolli Corporation

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05-05-2022

Data e perfundimit

31-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS PUNE

Devolli Corporation – Njësia ‘’LLD’’ SH.P.K  shpallë konkurs pune:

Titulli i Pozitës:     Asistent Financiar (2) 

Lokacioni:             LLD, Prishtinë

Data e hapjes:        05.05.2022

Data e mbylljes:     20.05.2022

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Përgatit dhe verifikon faturat mujore të shpenzimeve (blerjeve) në programin financiar,
  • Përgatit dhe regjistron librat me të dhënat e nevojshme,
  • Regjistron transaksionet në softuerin për financa,
  • Përgatit kërkesat financiare dhe pagesat të ndryshme, sipas kërkesës,
  • Bën përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të  projekteve,
  • Bën përgatitjen e pasqyrave financiare sipas politikave/procedurave Kontabël dhe standardeve të kontabilitetit të Kosovës,
  • Bën përgatitjen/deklarimin e raporteve vjetore siç kërkohet nga Zyra Tatimore e Kosovës,
  • Preferohet të ketë njohuri të legjislacionit tatimor të Kosovës,
  • Të punojë ngushtë me stafin menaxhues lidhur me proceset e auditimit të jashtëm dhe të brendshëm,
  • Gatitshmëri për të ndihmuar rreth kërkesave të stafit.

KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

  • Diplomë universitare në fushën relevante (Fakulteti Ekonomik),
  • Të ketë përvojë minimum njëvjeçare në fushën e Financave,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter – njohuri të shkëlqyera të pakos së MC Office (veçanërisht Excel),
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze,
  • Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mail-it,
  • Aftësi analitike në punë,
  • Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë
  • Të jetë i/e aftë të punoj në grup dhe punë individuale.

PROCEDURA PËR APLIKIM:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre së bashku me foto përmes e-mailit:  [email protected]