Asistent/e në Departamentin e Shitjes
Data e publikimit
09-11-2023
Data e perfundimit
08-12-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer, si dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale.
ITD Prishtinë shpk është në kërkim të një: Asistent/e në Departamentin e Shitjës
Kualifikimet :
- Diploma universitare në degë të profileve teknike e preferueshme;
- Të paktën dy vite eksperiencë pune ;
- Aftësi komunikuese, negociuese dhe prezantuese;
- Njohuri të gjuhës angleze;
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Përgatitë oferta sipas udhëzimeve të përcaktuara nga kompania;
- Njeh procedurat mbi ofertimin dhe kushtet e garancisë për produktet;
- Kryen procesin e faturimit ndaj klientëve.
- Ofron mbështetje për klientët para dhe pas shitjës.
- Bashkëpunon me departamentin e shitjes
- Njeh programet aplikative te kompanisë
Kushtet e ofruara nga kompania:
- Orari i punës: e Hënë – e Premte (40 orë në javë)
- Pagë konkurruese në treg.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- 20 ditë pushim vjetor në vit dhe të gjitha lejet tjera sipas ligjit të punës.
- Sigurim shëndetësor.
- Transport të organizuar për punonjësit: Prishtinë-Kompani.
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumentet tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja ne adresë email: [email protected]
Ju lutem e specifikoni pozitën për të cilën aplikoni në subjekt!
Afati i aplikimit: 30 ditë nga shpallja e konkursit
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Përsonale.