www.ofertapune.net Asistent/e i/e Qiradhënies | PunaIme

Asistent/e i/e Qiradhënies

Kompania

OCM International

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Ferizaj

Data e publikimit

01/10/2020

Data e perfundimit

10-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kompania OCM International, për nevojat e zhvillimit të veprimtarive biznesore në menaxhimin e qendrave tregtare, hap konkurs për pozitë të lirë pune:

Asistent/e i/e Qiradhënies (1 Pozitë)

Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:

  • Organizimi i zyrës menaxhuese dhe operacioneve sipas formatit të OCM International;
  • Kontaktimi dhe mbarëvajtja e komunikimit me klientë dhe furnitor të ndryshëm të qendrës tregtare;
  • Përgjigjet në kërkesat e klientëve potencial, gjegjësisht qiramarrësve të interesuar për hapësirat tregtare brenda qendrës tregtare;
  • Kolekton të gjitha të dhënat e qiramarrësve potencial duke i ruajtur në një data bazë dhe duke i filtruar sipas prioriteteve të kompanisë;
  • Organizon takime ndërmjet qiramarrësve potencial dhe menaxherit të qiradhënies apo drejtorit të OCM International.
  • Azhurnimi dhe përditësimi i të dhënave sipas nevojës së kompanisë;
  • Implementimi i procedurave, dokumentacionit dhe ruajtja e tyre sipas formateve të OCM International;
  • Menaxhon relacionet me klientët ekzistues duke mbajtur takime dhe komunikime të rregullta.

Kushtet për aplikim:

  • Diplomë universitare në fushat relevante;
  • Përvojë të dëshmuar pune në menaxhimin e relacioneve me klientët, përparësi do të kenë kandidatët me përvojë në menaxhimin e pasurive të patundshme;
  • Njohuri në përdorimin e programeve kryesore kompjuterike te pakos MS Office;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar  dhe në të folur, në gjuhën amtare dhe angleze në nivel të avancuar, italishtja e preferueshme. Çdo njohje e gjuhëve shtesë, konsiderohet përparësi;
  • Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë;
  • Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës, përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
  • Të ketë proaktivitet në punë dhe disponueshmëri për të punuar të shtunave, dielave dhe festave.

Pozita raporton tek: Menaxheri i Financave dhe Marrëdhënieve me Klientë dhe Drejtori Ekzekutiv i OCM International.

Çka ofron kompania:

  • Pagë atraktive;
  • Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi;
  • Mundësi avancimi në karrierë.

Për të aplikuar duhet të dërgoni një CV në adresën elektronike [email protected] duke cekur emrin e pozitës në subjekt të e-mailit: Asistent/e i/e Qiradhënies.

Çdo informatë tjetër që dërgoni si Letër motivuese, referencë, certifikata të trajnimeve, do të merret parasysh.

Afati fundit për aplikim është data 10/10/2020, ndërsa vendi i punës është në Ferizaj.