www.ofertapune.net Asistent/e Administrativ/e (Zëvendësim) | PunaIme

Asistent/e Administrativ/e (Zëvendësim)

Kompania

CACTTUS Education

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13-05-2022

Data e perfundimit

24-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

TITULLI I VENDIT TË PUNËS:      Asistent/e Administrativ/e (zëvendësim)
REFERENCA:                                                 
VENDI I PUNËS:                             Prishtinë
NR. I POZITAVE:                            1
RAPORTON TE:                            Menaxheri i Administratës

CACTTUS Education shpallë konkurs për vendin e lirë të punës Asistent/e Administrativ/e (zëvendësim)

Personi në këtë detyrë duhet të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe organizative, të njohë shumë mirë punën me kompjuter dhe gjuhën angleze.

PËRGJEGJËSITË:

  • Pranimi i të gjitha palëve në interes dhe drejtimi i tyre tek personat përgjegjës.
  • Pranimi i thirrjeve telefonike, marrja e porosive dhe adresimi i tyre te stafi relevant.
  • Aranzhimi i takimeve me palë në interes sipas kërkesës së menaxhmentit të kompanisë.
  • Fotokopjimi, skanimi, faksimi, distribuimi dhe protokolimi, përfshirë arkivimin dhe regjistrimin i të gjithë dokumentacionit të kompanisë.
  • Regjistrimi i studentëve në bazën e shënimeve dhe menaxhimi i databazave me kontaktet e studentëve .
  • I pranon, i regjistron dhe i përcjell më tutje të gjitha pyetjet, me gojë ose me shkrim, kërkesat, ankesat, sugjerimet dhe çfarëdo kontakti tjetër nga studentët dhe klientët;
  • Mbajtja e evidencës dhe vijueshmërisë së studentëve: përcjellja e listave të vijueshmërisë, kontaktimi i studentëve, verifikimi dhe raportimi i mos- vijueshmërisë te menaxhmenti.
  • Asistimi në organizimi i kurseve të ndryshme dhe informimi i kandidatëve për kurset e ndryshme në kohën e caktuar.
  • Koordinimi dhe përcjellja e informatave tek stafi i mirëmbajtjes së objektit dhe përkujdesja për një ambient të pastër dhe të rregullt.
  • Përcjellja e informatave me shkrim ose komunikim verbal tek stafi tjetër i kompanisë sipas instrukcioneve të menaxhmentit.
  • Raportimi i të gjitha parregullsive ose incidenteve.
  • Faturon të gjithë klientët e kompanisë përfshirë studentët, kandidatët e trajnimeve dhe klientë të tjerë;
  • Protokolon dhe fajllon faturat hyrëse;
  • Mirëmban librin e protokollit të faturave dhe regjistrimeve në të.
  • Kryen detyra tjera administrative sipas kërkesës së mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë;

KËRKESAT:

  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi.
  • Të reprezentoj dhe përfaqësoj kompaninë denjësisht.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje për detaje.
  • Të ketë çasje proaktive dhe pozitive.
  • Të njohë punën me pajisjet elektronike (kompjuter, printer, telefon, skaner, etj).
  • Të ketë përvojë pune (përparësi).
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe angleze
  • Të ketë njohuri në përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office.

Aplikimi:
CV-në tuaj në versionin PDF, e dërgoni në: [email protected].
Kandidatët, gjithashtu, duhet të bëjnë edhe një përshkrim të shkurtër për veten e tyre në email. Në ‘Subject’ duhet te cekni pozitën për cilën aplikoni.
Aplikacionet që nuk ju përmbahen këtyre kërkesave, nuk merren në konsideratë!

Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Afati i fundit për aplikim është 20 Maj 2022.