www.ofertapune.net Asistent/e Administrativ/e (Pejë) | PunaIme

Asistent/e Administrativ/e (Pejë)

Kompania

jCoders

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

09-10-2024

Data e perfundimit

03-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Pozita të Hapura në Akademinë jCoders – Pejë

Akademia jCoders është një institucion që ofron trajnim në fushën e teknologjisë për nxënësit e moshës 7 deri në 18 vjeç. jCoders është e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, përveç kësaj, ne jemi i vetmi institucion në ballkan që mbanë vulën e cilësisë së edukimit STEM nga Cognia dhe punën me nxënës e bëjmë me shumë dashni dhe krenari.

jCoders gjindet në 5 qytete të ndryshme të Kosovës, dy degë në Prishtinë, një në Pejë, një në Mitrovicë dhe një në Gjilan. Si një qendër trajnuese udhëheqëse, ne jemi të përkushtuar për të fuqizuar mendjet e reja me edukimin më të avancuar në teknologji, për të nxitur një pasion për lëndët STEM dhe për të përgatitur gjeneratën e ardhshme të inovatorëve të teknologjisë.

Përveq trajnimeve që mbahen me nxënës, ne gjithashtu jemi te dedikuar në zhvillimin e kurrikulave të reja, përditësimin e metodologjisë së punës, dhe mbajtjen e ngjarjeve të ndryshme teknologjike për nxënësit tonë. jCoders ka një rol aktiv në shoqëri, ku ne jemi implementues të projekteve të ndryshme siç janë Tech Heroes, Film Making Courses dhe Bridge 1 dhe 2. Kjo e bën jCoders një ambient të punës i cili nxitë kreativitetin dhe inovacionin jo vetëm për nxënësit tanë por edhe për gjithë ekipin.

Pozita e Hapur: Asistent/e Administrative

Orari: Full-time (8 orë/ditë)

Departmenti: Administratë

Qyteti: Pejë (1 pozitë të hapura)

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Diplomë universitare në administratë, menaxhim biznesi, ose një fushë të ngjashme (ose eksperience pune relevante në këtë fushë).
  • Përvojë e mëparshme në administratë ose role të ngjashme.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese.
  • Njohuri të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office, Google Drive
  • Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Fleksibilitet dhe aftësi për t’u përshtatur me ndryshimet dhe kërkesat e punës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të përcjellë emailin zyrtar të jCoders dhe të kujdeset që të përcjellë informatat personave relevant ose të kthejë përgjigje në pyetjet eventuale të klientëve, sipas strukturës dhe kritereve të akademisë. Në komunikim përfshihen: përkujtime për pagesa, dërgimi i faturave, etj.
  • Të vendosë dhe mirëmbajë komunikimin me palët/klientët përmes telefonit, emailit, dhe postës.
  • Të akomodojë fëmijët në grupe.
  • Të mbikëqyrë regjistrimet e pranuara dhe t’i kontaktojë brenda javës për akomodim në orarë.
  • Të mësojë mbi aktivitetet e akademisë jCoders në mënyrë që të promovojë, shesë, informojë dhe përcjellë kërkesat dhe pyetjet e klientëve të akademisë. Këtu përfshihet njohuri bazike mbi modulet e ofruara dhe gjuhët programuese të cilat ofrohen.
  • Përgjegjëse për mirëmbajtjen e orarit të trajnerëve dhe komunikimit me trajnerët për këtë çështje.
  • Përpilimin e listave të nevojshme të nxënësve dhe mirëmbajtjen e tyre.
  • Përpilimi i listave të pagesave të pranuara.
  • Bën përgatitjen e faturave dhe kontratave për klientët. Përcjellja e faturave të papaguara dhe komunikimi me klientët në lidhje me to.
  • Përcjellja e kontratave tek prindërit.
  • Përgjegjëse për krijimin e sistemit të fajllimit për dokumentacionin financiar dhe atë administrativ.
  • Përgjegjëse për fajllimin e të gjitha dokumenteve në versione softuerike dhe hardverike. Këtu përfshihen edhe fotografitë, videot dhe dokumentet tjera të prodhuara nga akademia.
  • Kujdeset që klasat të jenë në rregull dhe gati për trajnim, përfshirë hapësirën administrative.
  • Mirëmban dhe ekspozon materiale promovuese të jCoders.

Si të Aplikoni:

Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit tonë dhe plotësoni kriteret e mësipërme, ju plotësoni këtë formularë

Formulari: https://forms.clickup.com/4501590/f/49c2p-1317/3IYRFVWZC0D7ULMII3

Aplikimi është i hapur deri me daten 18 Tetor 2024.

Ne mirëpresim aplikimin tuaj!