Asistent/e administrativ/e (2)

Kompania

Komuna e Gjilanit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Gjilan

Data e publikimit

15/07/2021

Data e perfundimit

30-07-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Administratë

Në bazë të nenit 79 dhe 80, të Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114 dhe nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Komuna e Gjilanit shpall:

SHPALLJE E REKRUTIMIT

Titulli i vendit të punësAsistent administrativ 3
Institucioni: Komuna e Gjilanit
Departamenti/ Drejtoria: Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Biblioteka e Qytetit
Lloji i pozitës: Nëpunës Administrativ dhe Mbështetës
Numri i pozitave:  (2) dy
Titulli i mbikëqyresit: Drejtori i Bibliotekës
Grada/Kofeficienti: 5
Lloji i emërimit: I KARRIERËS

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve,
  • Bën plotësimin e raporteve të shpenzimeve si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme;
  • Përgatitë dhe    modifikon    dokumentet   duke   përfshirë    korrespondencën,    raportet, memorandumet dhe e-malit për mbikëqyrësin;
  • Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj;
  • Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit;
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin,
  • Ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Arsimim i mesëm, 1 vite përvojë pune
  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, jep udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione në programet: word, excel;

Zbatohet periudha provuese në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve konform nenit 70, paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të LZP nr.06/L-114.

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (fotokopje) si vijon:

  1. Dëshmi të kualifikimit shkollorë, fotokopje e noterizuar
  2. Dëshmi mbi përvojën e punës
  3. Dokumentin e identifikimit
  4. Çertifikatën se nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale
  5. Çertifikatën mjekësore (Për shkak të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve pjesëmarrës në konkurs, në fund të procedurës rekrutuese e njëjta do të kërkohet vetëm nga kandidati më i suksesshëm)

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 16.07.2021 deri me 30.07.2021.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për vendin, datën dhe kohen e mbajtjes së testimit me shkrim përmes Ueb faqes zyrtare të komunës dhe tabelës së shpalljeve publike të Komunës. Dokumentet e pranuara të aplikantëve  fotokopje, nuk kthehen.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Apliko këtu