www.ofertapune.net Asistent/e Administrativ/e | PunaIme

Asistent/e Administrativ/e

Kompania

Komuna e Podujevës

Lokacioni

Podujevë

Data e publikimit

20-06-2022

Data e perfundimit

25-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

PËRSHKRIMI

RN00009090
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 20/05/2022
Afati për aplikim: 20/06/2022 – 04/07/2022

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të punës, nr. 03/L-212, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, nr.90/2010), dhe në bazë të kërkesës së IP 5 Armela ” Podujevë, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës, shpall: 

Konkurs 

Pozita punës: Asistente Administrative – një pozitë
Koeficienti: 
7
Orari i punës40 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës për asistente administrative 

  • Të bëjë përgatitjen e projekt-akteve normative të IP-së, kryen ndryshimet dhe plotësimet e tyre
  • Të mbajë të gjitha shënimet (të dhënat ) për fëmijë
  • Të mbajë librin amë të nëpunësve duke u kujdesur për evidencë personale (dosjet) të të gjithë të punësuarve në IP
  • Të ndihmojë drejtorin në administrim, drejtim dhe në të gjitha aktivitetet e IP
  • Të ndihmojë dhe këshillojë drejtorin për zbatimin e ligjit dhe akteve tjera juridike
  • Kryen edhe detyra të tjera, të cilat ia cakton drejtori i institucionit parashkollor . 

Kushtet për punësim: 

  • Diplomë universitare: 
  • Të kenë së paku 1 vit përvojë pune .
  • Njohja e shkëlqyeshme e punës me kompjuter; 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim: 

  • Kopja e vërtetuar e përgatitjes shkollore;
  • Dëshmi për përvojën e punës;
  • Certifikata e lindjes;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Vërtetimi që dëshmon se nuk është nën hetime;
  • Letër rekomandimet;
  • Certifikatën e gjendjes shëndetësore (pas pranimit të kandidatit në vendin e punës). 

Data e njoftimit në web-faqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks gov.net është prej dt. 20.05.2022 deri më dt.18.06.2022, ndërsa koha e aplikimit është nga dt. 20.06.2022 deri më dt. 04.07.2022. Përveç web-faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqen zyrtare të Komunës http://kk.rks-gov.net/podujeve po ashtu edhe në tabelën e shpalljeve të objektit të komunës. Fletaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Komunës po ashtu online në web-faqe. Dokumentet e kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë në ndërtesën e Komunës, rr. “Nuhi Gashi”, Podujevë. 

Kujdes: Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet- dokumentet e pa kompletuara nuk shqyrtohen-refuzohen. 

Për të këtë vende pune mbahen intervista, kurse orari i intervistimit shpallet në tabelën e shpalljeve në hyrje të objektit të komunës dhe në webfaqe http://kk.rks-gov.net/podujeve. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të vazhdojnë procedurat vijuese