www.ofertapune.net Arkitekt/e | PunaIme

Arkitekt/e

Kompania

MKRS

Telefoni

038/221-449

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

09/06/2020

Data e perfundimit

23-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Bazuar në Ligjin e Punës, Nr. 037 L-212 dhe Rregulloren Nr.0572011, për Gradimin dhe Pagat e
Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe te Punonjësve Profesional të Trashëgimisë Kulturore, Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.0772017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall :

KONKURS

Titulli i punës: Arkitekt/e -1 pozitë
Institucioni: Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve-IKMM
Vendi: Prishtinë
Kategoria funksionale: Krijuesit dhe Performuesit e Kulturës dhe Punonjësit Profesional të
Trashëgimisë Kulturore Grada VIII
Paga: Paga Fikse
Numri i referencës: 08, 2020
I përgjigjet: Drejtorit të IKMM

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e
Monumenteve-IKMM, kryen detyrat dhe përgjegjësitë e mëposhtme:

1. Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me menaxherin dhe stafin tjetër
profesional për zbatimin e shërbimeve në fushën e Trashëgimisë Kulturore

2. Bashkëpunon ne mënyrë te vazhdueshme me Departamentin e Trashëgimisë Kulturore dhe
institucionet tjera te Trashëgimisë Kulturore, për realizimin e objektivave te Institutit te
Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve-IKMM

3. Kryen detyrat në fushën e Trashëgimisë Kulturore, me një shkallë të arsyeshme të pavarësisë,
me mbikëqyrje dhe udhëzime të kohëpaskohshme:

4. Bën hulumtime dhe analiza sipas kërkesës dhe kontribuon në hartimin e rekomandimeve për
shqyrtim nga nivelet më të larta,

5. Merr pjesë në grupe punuese në fushën e trashëgimisë kulturore, kur kërkohet një gjë e tillë.

6. Komunikon brenda institucionit dhe jashtë tij për shkëmbim të informatave dhe zhvillimin e
punës në fushën e arkitekturës për shkak te interesit të përbashkët,

7. Raporton rregullisht te mbikëqyrësi rreth progresit në lidhje me planet e punës të miratuara:

8. Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

1. Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse,

2. Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme

3. Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit

4. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale

5. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (VVord, Excel, Povver Point, Access):

6. Diplomë universitare, në drejtimin e arkitektures, minimum 2 vite përvojë pune profesionale

Procedurat e konkurrimit: Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët.

Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi është me afat të pacaktuar.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë pas ditës së shpalljes.

Data e fundit e aplikimit është: 23.06.2020

Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni shkarkohet nga Ueb faqja e MKRS-së dhe dorëzohet në Zyrën 27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44. Për
informata shtesë kontaktoni në numrat 038 211 921 dhe 038 211 449, apo në ueb-faqen e MKRS.